Gjykata rrëzon bashkëshorten e Veliajt

Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesën e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt dhe vëllait të këtij të fundit mbi sekuestron e disa pajisjeve e dokumentacion të marra nga Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit të bërë në datë 6 dhjetor.

Për kërkesën e Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, do të ketë seancë këtë të premte në orën 10 në GJKKO me gjyqtaren Atalanta Zeqiri. Ndërkohë që një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës. Sipas tyre, kontrollet e BKH-së janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Lidhur me këtë ankim, në Apel është caktuar si gjyqtyre e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk është caktuar një datë se kur do të mbahet seanca.

Kujtojmë se Erion Veliaj është nën hetim pasuror familjarisht si i dyshuar për ngritjen e skemave të pastrimit të parave me bizneset e bashkëshortes dhe vëllait.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …