Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja hodhi akuza të ashpra në adresë të dyshes bashkëshortore Veliaj-Xoxa, që përmes konsulencave artistike pasurohen nga taksapaguesit e kryeqytetit.
Teksa iu referua blindimit të shtëpisë së tij në Surrel, Kalaja hodhi një tjetër deklaratë mbi luftën Kodra e Diellit-Surrel, ku tha se Rama i trembet helmimit nga uji që furnizon Tiranën, duke bërë që të hapë pus privat në rezidencën e tij.
E ashpër, Kalaja ishte edhe ndaj të akredituarve të ambasadës amerikane në Tiranë, ku tha se punojnë për interesa të manjatit Soros, dhe jo rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe SHBA – Shqipëri.
Kalaja tha se shqiptarët nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e vendit, ndërsa bëri thirrje për masivitet në protestën kombëtare të 23 dhjetorit në kryeqytet.
“Këtij antishqiptari që bandat shqiptare e kanë vënë për të lufutar Berishën e opozitën. Edhe dy nga ata që sapo marrin pushtetin bëhen shumë të zotë në konsulencë që fyen çdo agjenci imobilare, ajo që quhet grua ligjore është gruaja e Sorosit. Ato 5 mijë m2 do ta kthejë si çeço Linda Bushati, Rama, Soros, ka shumë mbiemra ajo si Irena Gjika. Kam një zgjidhje për sondat, Rama ka paranojën që mund ta helmojnë. Ndaj s’ka besim te UKT e Veliajt, e po hap pus, ruaju Evdin nga uji… ne do të vijmë në Surrel, se toka është e Shqëipërisë. Na u bënë të gjithë artistë, duhet të shkosh të paguash te Ajola, nëse do të bëhesh artist. Të gjithë këto i kanë mamatë e vjehrrat të zgjuara, vetëm ne s’kemi.
Ku ishin këta qelbësira, kur i nxorën artistët me pranga në duar e dhunë se po mbronin Teatrin Kombëtar. Jo vetëm s’keni fytyrë e moral të përballeni me njerëzit, por duhet të ulni kokën që vijoni të mbroni një hajdut e kriminel. Urioj që pas 20 janarit, Ambasada Amerikane të marrë emrin që kishte, se u kthye në një kioskë të Soros që sulmonte Soros, këdo që ngrinte zërin për të drejtat e Tiranës, Shqipërinë.
Erdhi nëj Kasanof, s’vjen dot në Shqipëri të na tregosh se sa i mirë është Rama, sa të mira janë reformat. Të ka mbaruar ora më 5 nëntor. Reforma në drejtësi do të shkojë në interesin shqiptar dhe të Shqipërisë. Shkëlqimi i yllit, Sorosit dhe Aleksit, për fatet e Shqipërisë vendosim ne me çdo cmim. Ju harruat se ne përballëm çdo gjë. Ne ia arritëm të fitojmë, triumfojmë mbi atë kioskën e Soros. Keni parë të reagojnë për fitoren e Trump? Tani mbyllni gojën, mblidhni plaçkat e zhdukuni nga vendi jonë. Më 20 janar do të ndryshojë fati i PD dhe Shqipërisë, do jemi këtu deri në arrestimin e Erion Veliajt. Më 23 dhjetor do bllokojmë Tiranën, për t’ia kthyer Tiranën qytetarëve të saj”, tha Kalaja.