Ai, shkruan Paloka, “i dha gjithë kredencialet Vuçiçit dhe rehabilitoi Serbinë, ( madje ja doli që me qëndrimet e tij ti japë mundesinë Vuçiçit që ta paraqiste Serbinë në arenën ndërkombëtare nga agresore dhe autore genocidi, në viktimë)”.
Reagimi
Palaçoja ka vajtur në Prishtine të bëjë rolin që i vjen natyrshëm…
Si fillim i vuri traun Kosovës!
Me pas i dha gjithë kredencialet Vuçiçit dhe rehabilitoi Serbinë, ( madje ja doli që me qëndrimet e tij ti japë mundesinë Vuçiçit që ta paraqiste Serbinë në arenën ndërkombëtare nga agresore dhe autore genocidi, në viktimë).
Në krah të ministrit të Millosheviçit, sulmoi gjithë liderët politikë të Kosovës ! Akuzoi e fajësoi sa mundi politikën e Kosovës duke shfajsuar në çdo aktivitet ndërkombëtar Serbinë!
Per shkak të politikës së Ramës, gjatë 12 viteve që sundon rilindja në Shqipëri, jo vetëm nuk ka patur njohje të reja të Kosovës, po përkundrazi ka patur tërheqje nga njohjet !
Ideoi dhe mbështeti publikisht ndarjen e Kosovës! Sponsorizoi Jugosllavinë e re me Ballkanin e Hapur!
Nuk pranon prej dy vitesh të votojë në Parlamentin shqiptar rezolutën e PD që dënon genocidin serb në Kosovë!
E në fund ishte i pari që vendosi sanksionet ndaj Kosovës.
E tani shkon palaçoja e deklaron në Kuvend të Kosovës se BE duhet të heqë sanksionet e se barra e fajit për dialogun duhet të bjerë mbi Serbinë …
Çfare vlere kanë sot këto fjalë në Prishtinë kur gjithë këto vite, me akte e jo vetëm me fjalë ka bërë krejtësisht të kundërtën?!