Akuza e re si grup i strkturuar kriminal, biznesmenit të Ramës i bie të fikët në Gjykatë

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka humbur ndjenjat në seancën në GJKKO kur mësoi se akuzat ndaj tij do të rëndoheshin, pasi togat e zeza kërkuan që SPAK të hetonte të përfshirët në dosjen e “Sterilizimit” si grup i strukturuar kriminal.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është drejtuar në sallën e gjyqit duke thënë që “ku janë lekët që paskam vjedhur”.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar të specifikohet shuma e vjedhur “meqë ka akuzë për vjedhje”.

SPAK duket se i ka dhënë përgjigje ish-ministrit duke pranuar rikualifikimin e akuzës për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj marrë të pandehur në dosjen e koncesionit të sterilizimit.

Ilir Beqaj, biznesmeni dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohen si krijues të grupit kriminal.

Ndërkohë seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për në datën 9 Janar, në mënyrë që të akuzuarit të kenë kohë të paraqesin konkluzonet.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Gaz Bardhi u sulmua për shkak të Olsi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat tek Spitali i Traumës u …