Balliu-policisë: Mos provokoni qytetarët, shkoni arrestoni Veliajn dhe Olsin e Xibrakës!

Opozita shqiptare gjatë mosbindjes civile, ku janë bllokuar akset kryesore të hyrjes në kryeqytet ka bërë thirrje për qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira.

Shefi organizativ për Tiranën, Klevis Balliu i është drejtuar policisë së shtetit që mos provokojë qytetarët dhe mos ndërhyjë në të drejtën e tyre kushtetuese.

Policia duhet të arrestojë hajdutin Edi Rama dhe jo qytetarët e ndershëm

Gjatë protestës të Mosbindjes Civile shefi i organzimit në PD Klevis Balliu në aksin rrugor tek pallati me shigjeta bën apel efektivëve të policisë që të arrestojnë Edi Ramën, Erion Veliaj, Olsin e Xibrakës, pushtetarët e korruptuar dhe jo të provokojnë qytetarët.

“I bëj apel efektivëve të policisë që të arrestojnë Edi Ramën, Erion Veliaj, Olsin e Xibrakës, merruni me pushtetarët e të korruptuar dhe jo me qytetarë të ndershëm, që ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Protesta është e drejtë kushtetuese, ju ftoj të zbatoni kushtetutën dhe ligjin”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Provat e reja të SPAK kundër Erion Veliajt

Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e saj …