Berisha: Një mirënjohje të pakufishme për Aleancën për ‘Mbrojtjen e Teatrit’. Aleanca qytetare më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Aleanca që nuk u mposht dhe nuk u përkul kurrë.
Që bëri betejë, jo vetëm për një ndërtesë, e cila padiskutim kishte vlera të mëdha artistike, kishte vlera të mëdha arkitekturore, kishte të mëdha si trashegimi historike.
Por, këto zonja dhe zotërinj, mund të quhet ‘martirë të gjallë’ të artit shqiptar dhe të kulturës shqiptare, në kuptimin që ky regjim i ka zhdukur si asnjë regjim tjetër në historinë e këtij kombi.
Bjeri Shqipërisë kryq e tërthorë, në qoftë se gjeni kund një dramë, një komedi, një tragjedi të luhet në skenat e këtij vendi, skenat e teatrove nuk ekzistojnë. Artistët janë degdisur në rrugët e botës, ose në rrugët e Shqipërisë.
Vetëm një grusht i vogël që përfiton, që nga artistë, janë shdnërruar në batakçinj, dhe përfitojnë tituj të investitorëve strategjikë. Nuk ekziston asgjëkundi, as mbështetje, as interes për artin, për krijimet.
U zhdukën ekspozitat e pikturave. Është hera e parë në historinë e këtij qyteti, nuk kanë se ku piktorët të ekzspozojnë, sepse piktori dështak njeh për të tilla vetëm zhgarravinat e tij.
Pra, beteja e Aleancës për Teatrin ka qenë betejë e aleancës për kulturën, për artin në Shqipëri dhe në këtë kontekst ata kanë një miërnjohje mbarëkombëtare, dhe ata do fitojnë. Kjo betejë është e fituar!
PD do të vendosë në programin e saj mbështetjen e artit dhe të kulturës, si një nga detyrimet më madhore të progrmait të saj, në mënyrë që identiteti shqiptar të forcohet gjithnjë e më shumë dhe të rrezatojë, jo vetëm në nivel kombëtar, por të rrezatojë dhe në nivel botëror!
Mënyra më e shkëlqyer për shqiptarët për t’u apraqiutur para botës është kultura dhe arti i tyre.
Mirupafshim!