Berisha: Dimër i ashpër për argatin në Tiranë dhe padronin në Beograd

Kreu i PD, Sali Berisha iu bashkua protestuesve të PD-së që janë mbledhur në rrugën e Elbasanit.

“Është një revoltë e qytetarëve kundër narko-diktatorit. Është një dimër i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe padronin e Beogradit. Në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë, argati nuk ka të ardhme”, tha Berisha.

Gjithashtu kreu i demokratëve përshëndeti qytetarët e Tiranës dhe i siguroi se kjo ‘mosbindje civile’ është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë.

“Nuk do të ndalojmë deri sa të realizojmë objektivat tona: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon kërkesat e opozitës, Berisha tha se ai do të rrëzohet.

“Do të rrëzohet me mosbindjen civile. Kemi aplikuar 15 forma të mosbindjes civile. Këta do të përfundojnë shumë keq”, tha Berisha.

Ai u shpreh se opozita ka sakrifikuar, ka bërë beteja, dhe është shpërblyer.

Tirana është përfshirë në kaos pasditen e sotme. Prej orës 17:00 opozita po mban protestë duke bllokuar nyjet kryesore të kryeqytetit, pjesë e mosbindjes civile që opozita ka ndërmarrë. Kjo ka shkaktuar bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Opozita ka bllokuar 5 nyjet kryesore, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

About Redaksia

Check Also

Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!

Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, …