Berisha: Ne nuk do të ndalojmë pa arritur qeveri teknike dhe zgjedhje të lira!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mes protestuesve te ‘Rruga e Elbasanit’, theksoi se sot është dita e demokratëve, ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar, objektivat e tyre.

Sot një nga ditët një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve.

Ja ku jemi në detyrë.

Në protestë. Në revoltë. Në mosbindje, ndaj narkodiktatorit.

Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës, ashtu dhe për padronin e Beogradit.

Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë të ardhme nuk ka.

I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën.

I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!

Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, …