Berisha-protestuesve: E shndërruat Veliajn në kufomë politike dhe e bëtë të ikë si mi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, teksa ka përshëndetur qytetarët për prezencën në protestën e radhes së opozitës, është shprehur se këta të fundit e kanë shndërruar kryebashkaikun e Tiranës, Erion Veliaj në kufomë politike duke e bërë të ikë si një mi, atë që e cilësoi edhe vjedhësin më të madh që ka njohur Bashkia e Tiranës në historinë e saj.

“Mosbindja civile ndalet vetëm kur të krijohet qeveria teknike dhe qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Erdha për të përshëndetur këta qytetarë e qytetare, për të përshëndetur drejtuesit e PD, të cilët në një betejë epike, e shndërruan në kufomë politike vjedhësit më të madh që ka njohur Bashkia e Tiranës në historinë, Erion Veliajn.

Në 43 gradë në të nxehtë, dhe në të ftohtë në shi, i dhatë hajdutit atë që meritonte. E diskredituat, e bëtë atë të ikë si mi nga një krah në një krah tjetër, dhe nuk di se ku është.

U garantoj se, kjo protestë e juaja, kjo mosbindje civile e juaja para Bashkisë së Tiranës, do të rezonojë në vite e vite si beteja më e fuqishme kundër vjedhjes së qytetarëve, si beteja më e fuqishme për rikthimin e shtëpisë së parë të qytetarëve të Tiranës.

Ju, e keni përmbushur misionin tuaj, por prap do të vini gjersa ta nxirrni prej leckash dhe ta varim në shtyllën e turpit të kombit shqiptar. Aty do të varet, aty do e varim. Po, po, se e meriton.

Unë po vij nga një bllokim tjetër. Tirana në duart e qytetarëve nuk ka qenë kurrë si sot. Këmbë pushtetari nuk shikohet, veturat e tyre nuk qarkullojnë. Janë zhdukur si minjtë.

Kryeqyteti i tërë është i qytetarëve!

Besuan se, shiu, moti do të na pengonte. Ja, ku jemi më shumë se kurrë nga e gjithë Shqipëria në këtë betejë, e cila ndalet vetëm kur të krijojmë qeveri teknike dhe qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Ne, do fitojmë! Është radha jonë!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Provat e reja të SPAK kundër Erion Veliajt

Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e saj …