Avokatja Adriana Kalaja ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Policisë, Komisariatit nr 1 që të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës në akset ku po mbahet protesta, duke cilësuar edhe njëherë se kjo Mosbindje Civile është paralajmëruar.
Kalaja tha ndër të tjera se lidhja e kësaj qeverie me krimin nuk i frikëson dhe se protesta do të vazhdojë deri në orën e lajmëruar në parlament.
“Do të qëndrojmë deri në orën 20:00.
I bëj thirrje Ministrit të Brenshëm, nëse nuk e ek pirë vizën sot, pije, ne nuk na tërheq dot sot nga rruga, nga protesta. I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda, ke dhënë prova se je i lidhur me bandat e krimit, kjo nuk na intimidon.
Do të qëndrojmë këtu sipas njoftimit tonë që ka qenë konfrom dispozitave ligjore, kemi njoftuar që do të ketë protesta në këto akse.
Drejtori i Policisë zbrit në terren, shefi i komisariatit nr 1 kontrrollo situatën.
Ne nuk do të lëvizim përsa kohë që jo vetëm kemi njoftuar protestën tonë bazuar në të drejtat tona kushtetuese, por referuar nenit 6 është detyrimi i organeve policore të sigurojnë mbarvajtjen e protestës. Qëllimi juaj kriminal, antishqiptarë, kundra qytetarëve nuk do të realizohet. Ne do të qëndrojmë këtu, kërkojmë mirkuptimin e qytetarëve pasi ky aks nuk do të hapet edhe sikur të vijn të bna vrasin”, tha Kalaja.