Mosbindja civile/ Paralizohet Tirana! Berisha në krye të protestuesve

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.

Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.

Lideri i Partisë Demokratike, tashmë në liri, ka qenë në krye të protestës duke e nisur praninë e tij nga Rrugë e Elbasanit, më pas duke përshkuar rrugën në këmbë para bashkisë së Tiranës dhe mësohet se do ta vijojë rrugën edhe në nyjen tjetër tek Zogu i Zi.

About Redaksia

Check Also

Provat e reja të SPAK kundër Erion Veliajt

Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e saj …