Policia e Hoxhës tenton të shpërndajë me dhunë protestuesit

Partia Demokratike po mban protestën e radhës, në pesë nyje kryesore të Tiranës.

Policia po ndërhyn për të shpërndatë protestuesit në Zogune Zi, ndërsa tensione ka pasur edhe në shehsin Willson.

Uniformat blu janë përplasur edhe me deputetët e PD, në zonën e sheshit Willson për të shpërndarë protestuesit.

Siç duket policia e urdhëruar nga nipi i Enver Hoxhës, tenton të shpërndajë me dhunë protestuesit, të cilët edhe pse në kushte të rënduara atmosferike nuk pranojnë të largohen.

Policia është përplasur edhe me deputetët Luan Baçi dhe Gazment Bardhi, të cilët këmbëngulin se për protestën kanë marrë leje dhe është një e drejtë ligjore e opozitës.

About Redaksia

Check Also

Provat e reja të SPAK kundër Erion Veliajt

Pas rreth 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e saj …