Rrëmbehen disa protestues, qytetari: U morën nga policë civilë!

Pas tensioneve të regjistruara në protestën e opozitës është regjistruar se janë shoqëruar edhe protestues. Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj po fliste për mediat ndërsa në sfond dëgjohen protestuesit të cilët thërrasin se po shoqërohen disa protestues. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të shoqëruar ndërsa një protestues u shpreh se ata po shoqërohen nga policë civilë.

“I morën, po i marrin. Policë civilë po shoqërojnë protestuesit”, u shpreh një protestues. Edhe Gjekmarkaj e pohoi se policia është e dhunshme. Ai theksoi se një polic e shtyu edhe pasi i tregoi se është deputet.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …