Nga Basir ÇOLLAKU
“Harabel” është emri njërës prej kompanive të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj e cila është mes mjaft të tjerave në hetim. Nga e hëna është hera e dytë e pyetjes së saj nga Struktura e Posaçme. Gjatë javës do të rikthehet i akuzuari për korrupsion, Erion Veliaj në vijim të deklarimeve. Vëllai pret radhën. Nëna e bashkëshortes gjithashtu. Fluturimet financiare në familjen “Veliaj” e rrethit të përfshirë shoqëror, sipas dyshimeve hetimore, vijnë nga thesi i bashkisë ku firmos e vulos kryetari i pushtetit vendor. Shumat në verifikime janë dhjetëra milionë euro.
Statusi i pandehur dhe masa shtrënguese arrest janë afër jo vetëm për bashkiakun. Prokuroria e Posaçme mbi bazën e kallëzimit penal ka regjistruar procedimin penal nr.27/të vitit 2024. Ky procedim penal është regjistruar lidhur me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë. Ky procedim ka sjellë kontrolle banesash e biznesesh e zyrash publike për Veliajt. Natyrisht kryetari i bashkisë Veliaj nuk është vetëm. Në mjaft procedime penale ku i del emri Edi Rama është aty jo si pengues por porositës ose lejues. Në kulla, në inceneratorë, investime strategjike, shumë tendera e koncensione. Rama ka “Harabelin” e vet në familje. Atë fluturues-udhëtuesin në “Xibrakë” ku u themelua laboratori i parë i kokainës në Shqipëri.
Eshtë procedimi penal 335/1 i vitit 2015, kthyer me rifillimi hetimesh bashkë me procedimi 88 të vitit 2024. Olsi ka vëllanë nga Surreli ku shpreson të shpëtojë. Pyetja e shpeshtë është se cili “Harabel” do të fluturojë më parë drejt kafazit, i Bashkisë apo ai i “Xibrakës” Çka po ndodh po bëhet refren. Mediet botërore në USA, Berlin, Romë, Londër, Paris, Bruksel, kur përmendin emrin e Ramës kujtojnë Mafian në shtetin e tij dhe lidhjet e tij me të.
Fillimi i vitit 2025, për qeverinë e majtë dhe kreun e saj, është koha për të fluturuar nga zyra e zaptuar me duart e Krimit të Organizuar. Kohë “Harabelësh” të plagosur nën çiften e partnerëve, opozitës, qytetarëve. Shteti i vëlla MondBektashit ngeli varur. Për dy vëllezërit e Leksit të Fondacionit ka kusure të reja matanë oqeanit. Linja me Soros është e zënë. Personat nga Tirana të mos presin dhe t’i bëjnë vetes derman..