Berisha: Siguroj shqiptarët se me 11 maj PD do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit

Në deklaratën e tij përshëndetëse për mosbindjen civile të 23 dhjetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, me 11 maj, PD do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Berisha

Vetëm falë mosbindjes civile ne e rikthyem flamurin e PD.

Vetëm falë mosbindjes civile është arritur të mbrojmë votën e shqiptarëve me tre rezoluta ndërkombëtare që kanë dënuar narkoqeverinë e Tiranës, veçanërisht rezoluta e fundit e IDU, organizatë që kryesohet nga Partia Republikane që vjen në pushtet në SHBA më 20 janar të vitit që vjen.

Në këtë listë të sukseseve, së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare dhe si një dëshmi e radhës për papagajtë e qeverisë dhe opozitarët e opozitarëve, se ato që duken të pamundura për ta, PD i bën plotësisht të mundshme.

Po kështu duhet të siguroj shqiptarët se PD në këtë përpjekje, me 11 maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri.

Dua të falënderoj edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe në kushtet më të veçanta.

Dua të përshëndes përsëri të arrestuarit tanë në qelitë e diktaturës dhe t’i garantoj se autorët e burgosjes së tyre, e keqtrajtimit, do marrin të gjithë ndëshkimin e merituar ligjor.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …