Polici: Kemi urdhër nga shefat për të arrestuar protestuesit me mbush qelitë për të frikësuar pjesën tjetër të qytetarëve

Deputeti i PD, Edi Paloka ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, i cili ka zbuluar skenarin e shefave për arrestimin e protestueve gjatë protestës së opozitës.

Efektivi i policisë shkruan në një mesazh drejtuar një mikut të tij se, ata protestuesit me thinja që rrinin me duar në xhepa që u arrestuan nga 6 – 7 efektivë, vjen si pasojë e shefave sepse kemi urdhër të arrestojmë sa më shumë protestues për statistikë. Mandej me i procedue që të mos vijnë herës tjetër në protestë dhe me frikësue pjesën tjetër të qytetarëve.

“Ja dhe dëshmia e një prej punonjësve të ndershëm të policisë”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

Si e masakruan turistin 20-vjeçar/ Per këta mosntra dënimi me vdekje është pak

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e …