Berisha: Uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë e mirësi për gjithë besimtarët e Zotit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje.

Me një mesazh nga Katedralja në Tiranë, Berisha u shpreh se, aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar.

Berisha: Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar.

Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.

Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar.

Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Spahia me banorët e Dajçit: Dëmshpërblim për dëmet e përmbytjeve dhe zgjidhje problemit të energjisë!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e Dajçit, …