Nuk ta ka fajin Tik Tok-u

Nga Redin HAFIZI

Komunistët e shohin çdo problem të shoqërisë tek liria e individit. Ndërkohë që të djathtët konservatorë e rendisin Shqipërinë në tribunën e vendeve të njerëzve të lirë. Deri më sot komunistët globalistë e kanë vënë Shqipërinë në bodrumin e vendeve ku trajtohen skllevërit, kur në pallat dhe katet e mësipërme bëhen bisedime për menaxhimin global të situatave. Kjo është një ide marksiste dhe Soros është ndjekës i Bolivarit, Che Guevara, Stalin, Enver Hoxha, Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe çuditërisht edhe administrata në ikje e President Biden.

Komunistët nuk bëjnë dot shtet demokratik dhe prandaj nuk dinë të përshtasin ligjet e kodit penal, kushtetutën me liritë dhe të drejtat e njeriut. Shqiptarët që votojnë sot për një maxhorancë që nisi si Rilindje dhe u kthye pas në gjenezë, janë vetëm mbështetës të krimit në Shqipëri dhe padrejtësisë. Shqiptarët që sot votojnë për PS, dihet se janë mbështetës të PKSH, PPSH dhe PSSH. Ky është fenomeni që politika nuk po merret, por në fakt sot merren me opozitën që lindi si një front antikomunist.

Pra nëse askush nga partitë e reja, nuk përmend faktin se PSSH nuk është parti e re, e distancuar nga terrori i kuq në Shqipëri. Atëherë këto parti janë ndërtuar për kundërrevolucionin që synon rikthimin e pasurive të nomenklaturës dhe zhdukjen e klasës së mesme të Shqipërisë, përpara se komunistët të merrnin pushtetin në 1945. Sot janë komunistët në pushtet pasi krijuan vetëm të pasur përmes drogës dhe korrupsionit që drejtojnë në vraaje. Shoqëria Shqiptare ka vetëm të dhunshëm dhe të dhunuar, skllevër, maskarenj të rritur dhe të vegjël. Fëmijët rriten si maskarenj, pasi shohin prindër maskarenj të dhunshëm apo edhe të dhunuar dhe kjo nuk del në “Tik-Tok”, por është shoqëria që po ndërton, shoqëria që në fakt u shkatërrua pasi Shqipëria u pushtua nga imoraliteti i fondacionit Soros që simbol vuri një lakuriq si Rama me Delinën dhe një homoseksual i pretenduar si Erion Veliaj.

Pra Shqipëria është një mashtrim i madh ku njerëzit duhet të ndihmojnë vetëm ata që nuk janë të aftë të lëvizin dhe sahanlëpirësit e Ramës dhe Veliajt. Ndërkohë këta fajin e gjejnë tek “Tik-Tok” dhe jo tek imoraliteti që po shpërndajnë. Në fakt ka një luftë me këtë media edhe në USA, por zgjidhja e vendit të lirisë është kontrolli, pra policimi dixhital. Presidenti Trump i ka ofruar “Tik-Tok” një marrëveshje dhe nëse ata nuk e pranojnë atëherë ka sanksione. Ndërkohë në Shqipëri bëhet fushatë dhe për të mbrojtur korrupsionin mbyllet një dritare e lirisë së shprehjes.

Unë nuk merrem me politikë, nuk më interesojnë partitë, nuk më interesojnë liderët, por patjetër që merrem me ideologji dhe moralin e politikës. Unë jam i djathtë dhe nuk mund të pajtohem me kufizimin e lirisë së shprehjes si masë për të mbrojtur qytetari. Në fakt qytetari nuk u pyet, pasi vetëm referendumi është ligji qytetar dhe jo dhuna e kryeministrit.

About Redaksia

Check Also

Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn

Nga Andi BUSHATI Sa më shumë që Erion Veliaj po shpenzon kohë me kolegët e …