Rrezikohet gjobë e majme, TikTok mund të hedhë në gjyq Shqipërinë

Drejtuesi i Acromax Albania, Aldor Nini ka paralajmëruar se platforma TikTok mund të hedhë në gjyq shtetin shqiptar për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Nini tha se për shkak të etiketimit si “rrugaçi i lagjes”, vendi ynë rrezikon një gjobë të majme nga TikTok.

“Mund të nisin të bllokojnë IP. Duke bllokuar Ip adresa, nuk do funksionojnë mirë dhe kompanitë e tjera. Rama ka thënë hapur se Tik Tok është “rrugaçi i lagjes”, që do të thotë rrezikon një gjobë të majme nga Tik Tok. Rrjeti social mund të padisë shtetin shqiptar”, tha ai në News24.

 

About Redaksia

Check Also

Gjykata liron 15 protestuesit, avokatja: Presion nga Policia dhe Ministri i Brendshëm ndaj qytetarëve

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të …