“Trump, turp i civilizimit”, Linda Rama thotë se ka të njëjtin mendim me Edin për Presidentin amerikan

Linda Rama pohon sot se ka pasur të njëjtin mendim me bashkëshortin e saj kur deklaroi në CNN se Trump është turp për civilimin botëror nëse ai do të fitonte zgjedhjet presidenciale.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama nëse i kishte dhënë ndonjë këshillë pas deklaratës që pati ai 8 vite më parë për Donald Trump në garën presidenciale të asaj kohe.

Linda Rama u shpreh se nuk është e punësuara e kryeministrit për këshilla dhe kjo është diçka që bëhet institucionalisht.

Blendi Fevziu: Ju nuk doni të thoni që nuk keni asnjë lloj emocioni në këtë rast, pra e ndiqni garën si garë, por a e mbani mend që bashkëshorti juaj 8 vjet më parë për shembull pati një deklaratë kundër Trump në momentin që ai po garonte përballë Hillary Klinton?

Linda Rama: Dhe cila është pyetja këtu?

Blendi Fevziu: Cila është këshilla që i dhatë pasi e dëgjuat se ai nuk e ka bërë pa ju pyetur?

Linda Rama: Nuk jam për t’i dhënë Edit… nuk jam e punësuara e Edit. Këshillimi është moment institucional.

Blendi Fevziu: Po privatisht a folët për këtë gjë, apo nuk e hapët fare si bisedë atëherë?

Linda Rama: Unë mendoj që edhe atëherë, personalisht, e kam parë saktësisht njësoj çështjen e zgjedhjeve  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

About Krye Redaktor

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …