Fundosje totale e SPAK në llumin e pandëshkueshmërisë rilindase!

Nga Petrit VASILI

Edhe shqiptari mē i fundit përfshirë edhe socialistët e ka shumë të qartë që Rama êshtë i korruptuar gjer në fyt sepse dokumentet ulërijnë dhe i ka parë gjithë populli. Por edhe shqiptari më i fundit përse përse SPAK bëhet mburojë e pandëshkueshmërisë së Ramës?

Por edhe shqiptari më i fundit pyet: Rama nuk arrestohet ndonëse denoncime shumë të rënda të mbushura me dokumente fakte e prova gjenden në SPAK. Por edhe shqiptari më i fundit pyet: përse SPAK sajon e shpik procese me denoncime njerëzish ordinerë mashtruesa dhe te degraduar në çdo pikpamje kundër Metës dhe Berishës, ndersa për denoncimet serioze e dinjitoze kunder Ramës s’lëviz gishtin?

Por edhe shqiptari më i fundit pyet: a e di SPAK që përpara ligjit do të përgjigjet edhe vetë SPAK për këtë mbrojtje mafioze që po i garanton Ramës dhe korrupsionit të tij miliarder?

SPAK ja ku i ke fajet me përgjegjësi penale shumë të rëndë të Ramës:

FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:

Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK. Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

Ne ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit. Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u falën qindra milion euro të taksave të shqiptarëve, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

Në faljen e qindra milion euro borxhe te CEZ. Ne aferen e Bordit te cmimeve te ushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qytetareve e te cilin

Gjykata Kushtetuese e rrezoi. Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkohe qe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbursimi per ilacet per qindra mijra shqiptare, qe vuanin covidin ne shtepi ku edhe himbën jetën me mijra.

Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor. Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze. Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

Perfundim:
SPAK vepro sepse në llumin e korrupsionit te Ramës do të mbyteni edhe vetë e nuk do ketë as shqiptar e as të huaj që do t’ju dalë për zot, por do t’i zhysin ashtu siç nuk jua pret mëndja.

About Redaksia

Check Also

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër. Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr …