SPAK po heton Trumpin? Për çfarë e pyetën në SPAK Këlliçin?

Ish-kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, aktualisht drejtues politik i PD-së për këtë qark Belind Këlliçi u paraqit sot në SPAK. Qëndroi për gati dy orë. Nuk pranoi që të specifikonte se përse u thirr duke u justifikuar me sekretin hetimor, por dha detaje kur tha se u pyet për veprimtarinë e tij.

“Lajmi i ditës është ardhja e kreut të 5D-së. Unë dal në media dhe them se nuk jemi bashkë me partneren time dhe ajo po kujdeset për vëllanë e saj dhe pyetem sikur kam thënë bashkëjetoj me të.

Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për Trump-in se paskam paguar me dhjetëra mijëra euro për një foto me Trump.

Po ta pyesin Trumpin, ca të them unë. Unë kam deklaruar se kam pasur zero kosto financiare. E kam të limituar informacionin sepse më është kërkuar që të ruaj sekretin hetimor.

Nuk mundet që një titullar institucioni të mos dijë që stafi i tij i ngushtë ka vjedhur me dhjetëra milionë euro” tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Veliaj ‘tradhëton’ Aleksin dhe tenton të bëhet Trumpist

Veliaj po kërkon të veshë lëkurën e qingjit dhe të bëhet Trumpist. Ai është nisur …