Erion Veliaj ka deklaruar sot se është denoncuar në SPAK nga një person anonim me emrin Nesti Angoni që në fak nuk ekziston. Pyetja që shtrohet është se si ka mundësi që SPAK niska një hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës nga një njeri që nuk ekziston? Nëse SPAK do të donte të hetonte Veliajn me denoncime të njerëzve realë mjaft të merrte në dorë qinra denoncime që ka bërë opozita, por SPAK ka zgjedhur ta hetojë Veliajn mbi denoncimin e një personi inekzistent sepse Nesti Angoni në të vërtetë është më ië rëndësishëm tek SPAK se kushdo tjetër në Shqipëri, sepse Nesti Angoni në fakt është vetë shoku “Taras”, ai që dërgoi në qeli edhe shokët e tjeë të tij nga Tahiri deri tek Beqja dhe tani rradhën e ka Erioni, që ende pyet se kush është Nesti Angoni megjithëse e di se e ka nga “Tarasi”.
Nëse Erioni nuk e njeh “Tarasin” atëhere bën mirë të pyesë në Partinë e tij sepse historia përsëritet dhe në atë Parti ka gjithmonë nga një “Taras”. Eshte po ai që ja “rasi” Qemalit, Vasilit, Petritit, Beqirit dhe deri Mehmetit që sot po ja bën edhe Saimirit, Benit, Ilirit dhe Erionit.
Deklarata e Veliajt
“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, për të na kthyer mallin e letrave anonime. Unë e kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime
Të gjithë e dimë se cfarë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe cfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin e gjendjes civile dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese nëse kryetari i bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet. E di gjithë Tirana ku jetoj unë, e di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve, ku do jem pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre.
Unë hyj tek ajo rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk i interesin dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vetë. As nuk kam bërë antiprotesta dhe as nuk i them SPAK plaç kur shkon dhe me letra anonime mundohet. Këtu do jemi, në maj do ju mundim me gjithë letra anonime, me gjithë kurthe, edhe me gjithë klithmat e hienave. Këtu do jemi dhe do e shikoni”, tha Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Kujtojmë që sot (26 dhjetor) kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për gati 5 orë.