Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit në SPAK. Ata kanë kërkuar dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues.

“Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat e protestuesve.

Mësohet se Veliaj do të japë deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

 

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Një deputete e PS është nën hetim nga SPAK! Shumë shpejt do të ketë rezultate!

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi gjatë intervistës për emisionin “Kjo Javë” në News24 se një deputete …