Në përmbyllje të takimit me demokratët e degës 7 në Tiranë, kryetari i PD, Sali Berisha, uroi që 2025-ën, shqiptarët ta kenë vitin e fitores së opozitës, vitin e rikthimit të demokracisë në Shqipëri.
Berisha: Ne duhet të trokasim në votër, në çdo derë, në çdo zemër, në çdo mendje me programin tonë. Ne vërtet kemi në program, i cili në mënyrë absolute ka fuqi shumë të shpejtë veprimi.
Ne, tre muajt e parë, paketën që kemi shpallur të 200 eurove si minimum jetik, të 500 eurove për pagën minimale, të 1200 eurove për pagën mesatare, kartën e konsumatorit për t’ua rikthyer TVSH-në të gjithë rrogave të ulëta dhe pensioneve, çmimet në proporcion me rrogat dhe pensionet për energjinë elektrike dhe ujin.
Me ato do të aplikojmë 3 muajt e parë! 100 ditët e para. Po, dhe unë u them ju se, me politikat ekonomike, me vendosjen e garës së ndershme, konkurrencës së ndershme, ne jo do të na mungojnë, por do të kemi më shumë para disponibël për të ecur më tej me këtë nismë, për të vazhduar vrapin gjersa të dalim aty ku ishim, më të parët për paga dhe pensione në rajon.
Nuk them se, do kapim Italinë, Francën, apo Gjermaninë. Jo, por do të dalim para vendeve të rajonit, sepse ne, kemi pasuri natyrore, kemi pasuri sa asnjë vend tjetër i këtij rajoni.
Dhe këto do t’i shndërrojmë në mirësi për qytetarët.
Është jetike që, ju të uleni me çdo socialist, me çdo të paparti, me çdo të mërzitur, të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të diskutoni rreth ëksaj pakete. Pakete shumëreale.
Shqiptarët, ndoshta dhe nuk e realizojnë, por kanë marrë një goditje të tmerrshme në pagat dhe pensionet e tyre këto 12 vite. Po e them prapë.
Rumunët në vitin 2013, kishin rrogën minimale 160 euro, apo 800 lei. Rumunët këtë vit, rrogën minimale e kanë 3300 lei, apo i bie rreth 700 e sa euro.
Pra, nuk mbeten në vend numëro, por nuk mundet kurrë në kushte tregu.
Të dashur miq, se ju tani e keni të qartë, nuk mundet kurrë në kushte tregu që qeveria të mos rrisë rroga dhe pensione. Ajo është pashpirtësi dhe pamëshirëësi ekstreme, sepse është me ligjin e tregut. Çmimet rriten, rritja e çmimeve nxit prodhimin.. Pra, është një mekanizëm, dhe qeveritë e përballojnë atë duke rroga e pensione, më shumë se çmimet.
Sot, çdo pensionist, i cili merrte 143 mijë lekë në vitin 2013, sot merr 160 mijë lekë, se ai kur do i llogarit me euro, kur nuk do i llogarit me lekë. Por kjo është e vërteta. Njerëzit nuk blejnë me euro, blejnë me lekë.
Po këta, çmimet janë 40% më të larta se në vitin 2013, mesatarja. Kurse buka është 120% më shtrenjtë, qumështi është 120% më shtrenjtë, dhe ushqime tjera po kështu.
Ndaj dhe ne, do iu kthehemi dhe njëherë qytetarëve. Nuk mundet kurrë të ecim. Por e kemi dhe trashëgimi, ua them unë ju, dhe kjo trashëgimi është e tillë.
Studimet e bëra në vitin 2012 për shpërndarjen e të ardhurave në vendet e botës, Shqipëria u rendit e 4-ta. U rendit Zvicra, u rendit një vend në Afrikë, një vend tjetër se ku ishte në Azi, dhe ne. Pse?
Dyfishuam rroga e pensione, dhe investuam në mbi 11 mijë km rrugë, mbi 1000 e sa shkolla, kopshte, etj. Pra, investuam për komunitetin, ndaj dhe dolëm në atë pozicion.
Të kesh një buxhet 8.2 mld, dhe të lesh 16 milionë për pensionistët, për 780 mijë pensionistë nuk ka tallje më të madhe dhe të thuash se çregullohen financat.
Po, pse nuk u çrregulluan në Kosovë financat kur, ai mori këtë vit mori nga buxheti 100 milionë euro dhe i vendosi në fondin e pensioneve. Dhe rriti çdo pension në Kosovë 20%.
Pra, një qendrim. Po për rrogat e larta ky, nuk u tregua kështu. Rrogat e larta, janë më të lartat në rajon që ta dini ju. Janë edhe më të larta se në Slloveni, e cila i kapur vendet e zhvilluara europiane.
Pra, çfarë ka rëndësi këtu? Ka rëndësi që këtë mesazh ta përcjellim te çdo qytetar. Ka rëndësi që të bashkohemi. Siç u bashkuam ne si parti, tani duhet të bashkohemi me qytetarët e tjerë.
Ka rëndësi të krijojmë një front, sepse krijimi i një fronti është absolutisht thirrje e kohës! Të krijojmë një front me të gjithë ata, të cilët paguhen në mënyrë poshtëruese.
Se t’i japësh tjetrit 160 mijë lekë për ushqime, për ujë, për drita, për ilaçe, më keq se tallje.
16 milionë për vitin 2025, nga 8.2 mld. Po ti, i përjashton ata. Ti ata, i quan nuk jeni në Shqipëri ju, në një kohë kur për projekte që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët shpenzon me dhjetëra e dhjetëra milionë.
Për fermerët, që japin 20% të prodhimit të brendshëm, përbëjnë 40% të popullatës lejnë gjithësej 44 milionë.
Ne duhet të insistojmë me çdo njeri, sepse e kemi një problem, cili është problemi?
Njerëzit nuk e kanë të qartë që, çdo qindarkë që administrohet nga qeveria është e tyre, dhe jo e qeverisë, se qeveria nuk prodhon një qindarkë. Qeveria merr rrogat e veta aty. Ato janë paratë e taksave tuaja, janë paratë e djersës së qytetarëve.
Kjo do të jetë çështja që ne do të shkojmë me zemër të hapur te çdo qytetar.
Dhe një gjë. Ne i mbajme premtimet, aq sa themi, absolutisht, i mbajmë dhe jo rrallë i tejkalojmë. Dhe unë ju them se këto janë vetëm premtimet e para, se vrapi ynë nuk ndalet gjersa qytetari shqiptar të paguhet më shumë se qytetari serb, se qytetari në Kosovë, se qytetari në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bosnjë Herzegovinë.
Kur të dalim në krye, do vazhdojmë pasatj vrapin në vendet më të avancuara.
Uroj që, energjia e këtij viti të na shumëfishohet, dhe vitin e ardhshëm shqiptarët ta kenë vitin e fitores së opozitës, vitin e rikthimit të demokracisë në Shqipëri, vendosjes së shqiptarëve në rrugën e begatimit, në rrugën e zhvillimit.
Faleminderit! Gëzuar!