Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim festiv me mbështetësit demokratë të Degës 7 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se programi që po i shpalos PD qytetarëtve, i jep përgjigje emergjente kësaj varfërie të frikshme, që po largon shqiptarët.
“Mirëmbrëma dhe përshëendetjet më të përzemërta për ju, demokrate dhe demokratë të pranishëm në këtë sallë, por për të gjithë demokratet dhe demokratët e gjthë Tiranës kudo që ndodhen, për mbështetësit tanë uroj nga zemra një vit në lartësinë e pritshmërive tona, një vit të opozitës, një vit të fitores sonë.
I dashur Belind, i dashur Lefter, Klevis, Avni, Grigels, Genti. Një përshëndetje të përzemërt dhe për ju, për punën që bëni dhe keni bërë gjatë këtij viti, në të cilin ne kaluam në situata në të cilat u oprovuam para shqiptarëve, së pari gra dhe burra, të rinj dhe të reja të pamposhtur, sepse mbrojtëm kauza të të drejta.
Ne nuk kishim fuqi mbinjerëzore, por fuqia e kauzës së drejtë dhe të vërtetës është mbinjerëore, është sa hyjnore aq dhe tokësore.
Ne, gjatë këtij viti u përballëm me format më të egra të represionit, format më të egra të censurës. U përballëm me shfaqjet më të shëmtuara të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, por ja ku jemi sot më të vendosur se kurrë në fitoren e 11 majit.
Ne, jemi sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit, sepse sot, para çdo shqiptari ne paraqitemi avoketër të ndershëm, të guximshëm të interesave të tij.
Ne, kemi mbrojtur palëkundur, së pari, interesin kombëtar që është interesi i parë i çdo njeriu të qytetëruar. Ne, kemi bërë gjithçka për të mbrojtur pasuritë dhe fondet publike të qyetarëve shqiptarë nga një lukuni e pangopur që nuk e ka parë kurrë toka, e cila i shpërndan ato midis klaneve të veta, varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët.
Ne, po paraqesim para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente kësaj situate varfërie të frikshme, e cila largon shqiptarët çdo ditë, çdo natë nga Shqipëria.
Mendoj se, këto janë faktorët të cilët shumë njerëz duan ta quajnë vitin 2024 si vitin e opozitës, por ne preferojmë të quajmë si vit të opozitës vitin 2025, vitin e fitores sonë”, tha Berisha.