Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve, se Edi Ramën, këtë kalbësirë politike, siç preferoi ta etiketonte kryedemokrati, do ta heqë nga jeta politike e publike, përmes votës së tyre.
Duke folur para demokratëve të degës 7 në kryeqytet, Berisha tha se qytetarët shqiptarë do të shpëtojnë nga Rama dhe hajdutët e tij më 11 maj, kur PD të vijë në pushtet.
“Natyrisht, ne vijmë sot më të fortë se kurrë, ata vijnë sot si stan me çakej që duan t’i nxjerrin sytë njëri tjetrit.
Kjo që ndodhi këtë javë është rezultat i denoncimit anonim sipas të gjitha mundësive direkte, Edi Ramës, i cili do të çlirohet prej tij. Dhe,çfarë ka aty? Ju nuk mund ta imagjinoni çfarë ka. Një aspekt janë ato ç’ka janë gjetur në telefonat, videot dhe telefonat e drejtorave të tij.
Ato, më falni për shprehjen, por janë sikur të ishin në Republikën e Kuplarasë. Po, ua them unë ju. Ato janë aktet më të rënda etike dhe morale në historinë e shtetit shqiptar.
Janë një shfrenim jashtë çdolloj standarti, dhe i kam që të gjitha të dokumentuara.
Çfarë gjej tjetër. Llogaritë bankare të tij, të pakufishme. Fluturime me avion charter, nga viti 2004, në të cilin çfarë është transportuar, më së shumti të themi, para, por nuk përjashtohet dhe trafiqe të tjera.
Dhe sot akuzon familjarët se paskan dëshmuar nën presion kundër tij. E kuptoni ju, se çfarë është ai? I ka zhytur gjer tek veshët familjarët në krim dhe tani kërkon t’i fajësojë ata se, thotë janë përdorur metoda sigurimi në hetim dhe ata kanë dëshmuar kundër meje nën presion.
Po kundër teje mor zotëri, çfarë zotërie je ti, kurrë, dëshmon e gjithë Tirana, dëshmon e gjithë Shqipëria. Ndaj dhe, është një meritë e jashtëzakonshme që bëtë prokurorin publik, mbrojtët interesin e qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë.
Miqtë e mi, kjo betejë do të vazhdojë. Se mos është mbyllur vetëm dosja e Erion Veliajt dhe djegësave, po aty, aq është edhe Rama dhe Engjëll Agaçi. Është mbyllur dosja e Taulant Ballës që, është një kriminel me zile, i cili rezulton bashkëpunëtor, jo me një, por minimumi me tre nga organizatat kriminale më mafioze më të fuqishme të Shqipërisë.
Dosja është aty e mbyllur. Ai shëtit si fantazmë, nga një vend në një vend tjetër, sepse organizata kriminale e SPAK nuk zbaton ligjin, por fsheh krimet e tij. Të tillë janë, Agaçi, minitra të tjerë, lubi Balluku.
Ju garantoj që, nga Afrika e Jugut, gjer në Pol të Veriut, nuk gjeni dot një ministre që, të ketë guximin kriminal për të ndërtuar rrugë me dhjetëfish të çmimeve përvvec asaj.
Nuk gjeni dot një minsitre në cilindo vend, në demorkaci apo diktaturë qoftë, që copëton ndërtimin e 13 km rrugë në 14 kontrata.
Janë unikë këta! U them unë, janë unikë në botë këta.
Pse kjo, pse ndodh kjo? Si ka mundësi që, këta njerëz nuk pyesin për ligjin, nuk çajnë kokën për asgjë? Sepse vjedh Edi Rama. Sepse prin Edi Rama me vjedhjen e tij. Dhe se, kur vjedh kryeministri, vjedhin me radhë të githë të tjerët.
Sepse Skapi i partisë ndërsehet kundër armiqve të Edi Ramës.
U ndala në këto momente, ju i dini të gjitha këto, por vetëm për të theksuar se, beteja jonë është në vazhdim, nuk ndalet. Por këtë kalbësirë do ta fshijmë nga faqja e dheut me votën e shqiptarëve.
Ne do shpëtojmë shqiptarët më 11!”, u shpreh Berisha.