Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë, duke theksuar luftën e brendshme dhe përçarjen që ka përfshirë Partinë Socialiste. Ai ka kritikuar Edi Ramën dhe Erion Velinë për përdorimin e reformës në drejtësi si një mjet propagande, duke e krahasuar këtë me periudhën e regjimit të kaluar dhe veprimet e Ramiz Alisë.
“Është Edi Rama sepse edhe Erion Veliaj dje bën fjalë për politikanët e vjetër, që kur i interesojnë bëjnë sikur mbështesin drejtësinë dhe krenohen me reformën. Po të keni dëgjuar ndonjëherë ju, se njeri tjetër përveç Edi Ramës që krenohet me reformën nuk ka. Dhe për më tepër kur aty bëhet një krahasim që e dekonspiron plotësisht Ramën. Krahasohet procesi i Erion Veliajt me kafetë e Nexhmijë Hoxhës.
Tani ju nuk e keni të qartë atë kohë dhe nuk keni pse ta keni, por e vërteta është që Nexhmije Hoxhën e burgosi Ramiz Aliaj. Çka do të thotë se, Erion Veliajt, ky shkrimtari i palodhur i Erion Veliajt, me krahasimin që bën me Nexhmijen, i thotë Ramës se njëlloj si Ramizi që arrestoi Nexhmijen ti po arreston Erion Velaijn.
Të gjitha këto janë pra dëshmi e një luftë të egër brenda llojit e cila po e shndërron në copë, copë, partinë e krimit, partinë e rilindjes, ashtu siç është ajo.
Dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv, për të cilën meritën absolute e ka opozita që arriti me durim dhe me dokumente zyrtare tu faktojë shqiptarëve, aktet madhore të vjedhjeve të kryer nga këta qeveritarë.
Ishte opozita me dëshmitë e saj para qytetarëve në media, në parlament dhe në protesta, ajo që solli më së fundi shpërthimin e kësaj lufte që nuk ka të ndalur, nuk ka të ndalur dhe që do të vazhdojë gjersa secili prej tyre të dalë para ligjit për krimet që ka kryer”, tha Berisha.