Berisha: Skapi i përdorur si organizatë kriminale nga Edi Rama e përjashton Veliajn nga çdo formë përgjegjësie, ju nuk e falët

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se pavarësisht se SPAK, i cili përdoret si organizatë kriminale nga Rama, e përjashton Erion Veliaj nga çdo lloj përgjegjëesie, janë qytetarët ata që nuk e falën.

Sipas Berishës, për shkat të shumë aferave, në një vend normal ku funksionon shteti ligjor, Veliaj do të dënohej rëndë për mashtrim publik.

“Të dashur miq, ne përballë kemi një ngrehinë të kalbur, kemi një regjim të kalbur nga koka te këmbët. Ato që ju dëgjoni këto ditë për kryevjedhësin e kryeqytetit, ato janë realitet po kaq i trishtë për organizatën kriminale që quhet qeveri, dhe institucionet e tjera të vendit.

Por, është në meritën tuaj të madhe që, 40 javë rrethuat çdo javë Bashkinë e Tiranës për dinjitetin e çdo qytetari te Tiranës, për dinjitetin e shtëpisë së parë të bashkisë, pasi Erion Veliaj do regjistrohet në analet e zeza të historisë, si një nga hajdutët më të shpërfytyruar dhe më të papërmbajtur të kësaj toke.

Ju, protestuat 40 javë, dhe them edhe njëherë, korrespondon të jetë në të 40-tat e tij. Ndaj një njeriu që kishte përfytyruar kryeqytetin e vendit që është truri i vendit, si një qytet i budallepsur dhe pa tru, dhe u thoshte qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë dhe besonte se duke deklaruar se ka mbjellur 1 milionë pemë, do mund të justifikonte vjedhjen e dhjetëra e dhjetëra milionë eurove me pemë që nuk i mbolli kurrë.

Vetëm për këtë, në çdo vend që funksionon shteti ligjor, ky njeri dënohej rëndë për mashtrim publik. Ju, nuk u tërhoqët. Ju faktuat, Belind Këlliçi, dhe ju faktuat, se ai kishte vendosur në bashki modelin 100% të vjedhjes, model që, sigurisht që vjedhësi ishte 100%, por modeli ky, shoqërohej me krime të shëmtuara, me shembje të blloqeve tëra pallateve për të vjedhur paratë e qytetarëve. Për të ndërtuar ata dhe për të bërë tregëti me me troje dhe pallatet e qytetarëve dhe paratë e tyre.

Erion Veliaj, ishte njeriu që kërkoi me shkrim dhënien me koncension të ndërtimit dhe të përdorimit të djegësit të Tiranës. Ishte njeriu që, mashtroi me shkrim se Këshilli Bashkiak ka vendosur të përballojë bashkia shpenzimet për ndërtimin e tij, në një kohë kur, këshilli bashkiak nuk ishte mbledhur kurrë. Në një kur, me Kushtetutë dhe ligje, kryetari i bashkisë, as edhe kryeministri, por kryetari i bashkisë nuk ka të drejtë asnjë qindarkë të lëvizë pa këshillin bashkiak.

Por, ai e kishte paracaaktuar për të vjedhur me Edi Ramën.

Erion Veliaj, kishte firmosur me Damian Gjiknurin fillimisht, dhe pastaj Belinda Ballukun, se do të mbikqyrte ndërtimin e djegësit dhe do të raportonte çdo muaj situacionet.

Erion Veliaj, u refuzuan 4 herë nga Arben Ahmetaj, se duhet t’i themi gjërat. Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga e vërteta miqtë e mi, asnjëherë. Arben Ahmetaj, e kishte refuzuar 4 herë kërkesën e tij, dhe herën e pestë i thotë: ka miratuar këshilli.

Natyrisht, në rast se do e kishte miratuar këshilli, qeveria qendrore me Kushtetutë, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk mund të ndërhynte. Dhe ky, në këtë rast thotë mirë, e ka miratuar këshilli. Dhe këta na marrin, dhe arrestojnë Arben Ahmetajn për këtë djegës, dhe nuk i bëjnë një akuzë të vetme Erion Veliajt.

A mund të imagjinoni ju, një hetim të tillë? A mund të imagjinoni ju, se çfarë skandali, se kjo është një organizatë kriminale, po si nuk mund të akuzosh ti njeriun që mashtroi, se do ta mbikqyrë hap pas hapi dhe do raportojë çdo situacion çdo muaj?

Njeriu që u zotua që ka vendosur këshilli dhe nuk kishte vendosur asnjëherë këshilli. Njeriu që kërkoi ndryshimin e modelit nga publik, në koncension.

Dhe, e përorur pra, Skapi i përdorur si organizatë kriminale nga Edi Rama e përjashton nga çdo formë përgjegjësie. Po nuk e falët ju. Ata e falën, por ju nuk e falët! Ju u mblodhët 40 herë, 40 javë me rradhë.

A mund të imagjinoni ju, kompaninë 5D të drejtorave të tij që, fitonte të gjitha tenderat e bashkisë me urdhër të Erion Veliajt që ndërtonte hotele 20 katëshe me paratë e qytetarëve të Tiranës, dhe të mos kishte asnjë akuzë ndaj tij.

Pra, në qoftë se, skandali është skandal, janë pikërisht këto hetime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha vlerëson Dash Sulën: Asgjë nuk e zhbën procesin e primareve! Unë po përgatis qeverisjen pas 12 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat në hyrje të selisë blu, …