Historia 26 vjeçare e një hajduti të pandëshkuar!

Nga Petrit VASILI

Plot 26 vjet është historia e vjedhjeve të pandërprera të Edi Ramës.

E filluar ” lavdishëm” nga ai si ministër i Kulturës, që në vitin 1998, kariera e vjedhjeve të Edi Ramës startoi me gjoja reabilitimin e fasadave të ministrive, një çështje e hapur korrupsioni ndaj tij dhe e pambyllur kurrë.

Më tej u vazhdua po “lavdishëm” kur ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës, kur filloi plaçkitja me lejet e ndërtimit dhe krijimit të 20%, që vidhej për çdo leje me moton: “vjedhim po bëjmë edhe ndonjë punë”.

Vazhdoi më tej si kryeministër me moton: ” të vjedhim kudo në çdo gjë dhe vazhdimisht”.

Dimensioni i vjedhjes u rrit në mënyrë eksponenciale dhe me vlerë qindra milionë euro.

Teatri, Porti i Durrësit, Becchetti, McGonigal janë disa nga pikat kulmore të vjedhjeve miliardere të Edi Ramës.

Pra prej plot 26 vjetësh kemi të njëjtin hajdut të pandëshkuar edhe sot e kësaj dite.

SPAK-u me regji i ka sa një mal denoncimet për Edi Ramën dhe nuk vepron ndaj këtij grabitqari të pangopur.

SPAK që sajon dosje pa dokumente, prova e fakte dhe organizon në mënyrë banditeske rrëmbimin kriminal të Metës dhe arreston Berishën as që guxon të veprojë ndaj megahajdutit në krye të qeverisë.

Ndaj historia 26 vjeçare e megavjedhjeve të pandërprera të Ramës, ende e pandëshkuar edhe sot, është prova e vdekjes politike të tij, e asgjesimit të çdo lloj morali dhe e vetvrasjes së “Drejtësisë së re” me regji dhe të kapur deri në grykë.

Edhe drejtësia e vjetër e hapi një hetim ndaj Edi Ramës për fasadat 23 vjet më parë, ndërsa kjo drejtësia e re, përballë miliarda euro vjedhje është fshehur e strukur tek brekushet e Edi Ramës.

P.S Ja ku e keni videon, qe jep njoftimin e prokurorisë për hetimet e filluara ndaj Edi Ramës për fasadat e ministrive që në vitin 2001.

About Redaksia

Check Also

Drejtësia me regji, drejt fundit pa lavdi!

Nga Ilir META Gjithmonë e më shumë “Drejtësia me Regji” është bërë një vlerësim edhe më …