Gjekmarkaj: Akoma nuk e dimë pse është në qeli deputeti Ervin Salianji!

Nënkryetar i PD dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në emisionin “Kjo Javë” në News24 tha se e ka vizituar 6 herë Ervin Salianjin, ish-deputetin e PD-së që ndodhet në burg.

Gjekmarkaj tha se Salianji është dënuar për një denoncim publik, ndërsa me denoncimin e tij i shërbeu opinionit publik të këtij vendi.

“Akoma nuk e dimë pse është në qeli deputeti Ervin Salianji, pasi ai ka bërë një denoncim publik, dhe është dënuar për një gjë tjetër që thuhet në vendim”, tha ai.

Duke folur për SPAK, Gjekmarkaj theksoi se ka arritur të bëjë lajme kohët e fundit, por opozita e ka ndjerë padrejtësinë e drejtësisë shumë. Në këtë kuadër, ai përmendi arrestin e Sali Berishës, burgosjen e Ervin Salianjit, dhe kjo ndoshta është pjesa më e keqe e drejtësisë.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …