Nga Adriana KALAJA
Kur lexova deklaratën e SPAK lidhur me bastardin Erion Veliaj, përveç se më konfirmuan bindjen e hetimit të kësaj strukture me regji politike, përveç se më lindën shumë pyetje, por edhe m’u kujtuan denoncime të shumta që më vijnë nga qytetarë të ndryshëm dhe si avokate e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ashtu dhe si pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.
E kam shprehur disa herë që për fatin tim/tonë të mirë, shumica e denoncimeve na vijnê si informacione të brendshme, kryesisht nga Bashkia Tiranë.
Një pjesë e mirë e këtyre denoncimeve, na vijnë në mënyrë anonime, pa përfshirë këtu shumë shkresa që gjej poshtë derës së zyrës, me frikën që kanë këta denoncues për fatin që i pret nëse dekonspirohen.
Në këtë pikë unë i mirëkuptoj te gjithë këta qytetarë, shumica gati absolute, tê punësuar në këto institucuione që i tremben një dekonspirimi nga opozita por të kenê frikë nga dekonspirimi i vetë SPAK?
Kjo tregon qartazi mosbesimin që qytetarët kanë ndaj kësaj strukture si dhe delegjitimin e sondazheve bërë nga mediat që paguhen nga inceneratorëve inekzistentë.
Ajo që më surprizoi nga kjo deklaratë e SPAK e që linte vend për shumë interpretime sipas “oreksit” të gjithë secilit, por mbi të gjitha e gjithollogëve dhe anal-istëve në banaqet e televizioneve antikombëtare, ishte fakti se nuk kishte shpjeguar ato që janë edhe më kryesoret:
- Nesti Angoni a ekziston si individ?
- Pse nuk jep detaje SPAK lidhur me këtë pikë?
- Nëse jo, kush ia dha këtë informacion bastardit Veliaj?
- Me çfarë cilësie u pyet bastardi Veliaj?
- Pse nuk hetoi SPAK me kaq zell e urgjencë mbi 60 kallëzimet penale bërë nga unë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, PD dhe Opozita?
Kjo është arsyeja pse unë them se deklarata pa deklaratë e SPAK, kishte dy qëllime kryesore:
- T’i tregonte Nestit, pas të cilit fshihen Edvini, Belinda, Ogerta, Blendi & CO, se i kanë zbatuar urdhërat politikë.
- Se me akuzat aq të rënda, perversin Veliaj nuk e mbrojnë dot.
Në këto kushte, unë argumentoj se deklarata e pa deklaratë e SPAK, ishte thirrje e hapur ndaj kriminelit Veliaj:
- Ose arratisu;
- Ose bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë.
Edhe nëse marim në konsideratë mashtrimin e rradhës të Griseldës së ish Bashkisë, ja çfarë parashikon Kodi i Procedurës Penale në të tilla raste:
Neni 194
Dokumentet anonime
- Dokumentet që përbëjnë njoftime anonime nuk mund të merren dhe as të përdoren, përveçse kur përbëjnë provë materiale ose janë bërë nga i pandehuri.
Neni 195
Dokumentet false
- Gjykata, kur çmon se një dokument i marrë është fals, pas përfundimit të procedimit njofton prokurorin duke i dërguar edhe dokumentin.
Neni 283
Kallëzimi nga ana e shtetasve
“1. Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm.
- Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.
- Kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 194. Të dhënat e përmbajtjes së kallëzimit anonim mund të verifikohen nga prokurori ose policia gjyqësore për të siguruar elementë të provës, që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.”.
Pra, e rëndësishmw është që këto prova a:
- E vërtetojnë faktin penal?
- I shërbejnë hetimit?
- I shërbejnë zbardhjes së vërtetës?
- Kanë dalë nga institucionet shtetërore?
- Janë konform rregullave të marjes së provës?
Mirë është që t’i lexojnë edhe ata avokatët, që nuk kanë fituar një gjyq në jetën e tyre.
Se, siç e kam thënë, fleta e arrestit për Veliajn është prerë, por ekzekutimi, ashtu si në çdo rast, do bëhet kur do Edvini i Kristaqit ose vëllai i Olsit të Xibrakës.
Ndaj, nuk ka prokuror e gjyqtar që mbron perversin Veliaj, por si po vijnë punët, ata që kanë amnistuar krimin dhe korrupsionin, do jenë bashkë me të para drejtësisë reale.
Asaj që mbështetet jo në urdhërat politikë, por në ligj e Kushtetutë
Sot, me plot bindje them se edhe unë jam pas Nestit.
JE SUIS NESTI.
PS: Nuk di se si do vi perversi i orgjive, kundra meje në seancën e janarit, se nuk e deligjitimojnë dot videon e orgjive, megjithë përpjekjen e drejtorëve në Burgun e Fierit, për t’a shitur si video të bërë nga I. A.?