FILE PHOTO: Republican presidential nominee and former U.S. President Donald Trump looks on during a press conference at Trump Tower in New York City, U.S., September 6, 2024. REUTERS/David Dee Delgado/File Photo

Trump: Do japim viza pune për të punuar në Amerikë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për programin e vizave H-1B, që lejon kompanitë amerikane të punësojnë punonjës të huaj të kualifikuar në profesione specifike.

Në një intervistë për “New York Post”, Trump tha: “Gjithmonë më kanë pëlqyer këto viza dhe gjithmonë i kam mbështetur. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë.”

Ai theksoi se i ka përdorur personalisht këto viza për bizneset e tij dhe i konsideron ato një program të shkëlqyer.

Këto deklarata erdhën në mes të një debati të ndezur në SHBA ku përfshihen figura si Elon Musk dhe kritikat nga grupet që kundërshtojnë programin.

Musk, i cili është një mbrojtës i zjarrtë i programit, ka argumentuar se vizat H-1B janë thelbësore për të siguruar talentet më të mira në fushën e inxhinierisë, duke e konsideruar të nevojshme për mbajtjen e konkurrencës amerikane në teknologji.

Duke mbrojtur programin, biznesmeni miliarder ka kritikuar kundërshtarët e tij në platformat sociale, duke theksuar se Amerika nuk mund të jetë konkurruese pa talentet e huaja.

About Krye Redaktor

Check Also

USAID çmontohet si institucion, vendimi i Gjykatës

Urim GJATA Presidentit Trump i jepet nga gjykata federale në SHBA, drita jeshile për për …