Partia Demokratike Vlorë, 34 vjet!

Atird HOXHA
Kryetar i PD Vlorë

Gëzuar 34-vjetorin e Partisë Demokratike, Dega Vlorë!

Me nderim, krenari të ligjshme dhe respekt të thellë, kujtojmë dhe falënderojmë themeluesit, firmëtarët e parë, qëndrestarët dhe kontribuesit ndër vite. Ju, të gjithë së bashku, i dhatë jetë një force politike që ka mishëruar aspiratat më të larta për liri dhe demokraci në qytetin tonë dhe në mbarë Shqipërinë.

Në këto 34 vite, Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve dhe me qytetarët. Jemi krenarë për arritjet dhe sakrificat tona, për sfidat që kemi përballuar si në pushtet, ashtu edhe në opozitë, duke mbajtur lart idealet tona. Në veçanti, këto 12 vite opozitë kanë qenë një periudhë e vështirë, plot sfida dhe sulme të egra nga një mazhorancë arrogante dhe e korruptuar, por ne kemi qëndruar të fortë dhe të vendosur.

29 Dhjetori mbetet për ne demokratët e Vlorës një ditë kujtese dhe frymëzimi. Kjo ditë na rikujton me mirënjohje të thellë zërat dhe emrat e atyre që nuk janë më mes nesh, por që kanë lënë një trashëgimi të ndritur në historinë e Partisë Demokratike. Po ashtu, kjo ditë është një apel për të gjithë ne, për themeluesit, për ata që qëndruan në vitet e vështira dhe për të rinjtë që i janë bashkuar kësaj force politike me besim dhe shpresë për të ardhmen.

Sot, më shumë se kurrë, jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara: një vend që po vuan pasojat e shpopullimit, ekonomisë së rrënuar, varfërisë dhe një sistemi të degraduar në arsim e shëndetësi. Por ne demokratët jemi këtu, të vendosur dhe të bashkuar, për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Kjo është detyra dhe misioni ynë, dhe ne nuk do të ndalemi deri sa t’ia dalim.

Gëzuar 34-vjetorin e Partisë Demokratike, Dega Vlorë!

Është radha jonë!

About Redaksia

Check Also

Kjo është e dashura e Safet Bajrit që bashkëpunoi në vrasje

Eria Ago mësohet se është e dashura e Safet Bajrit e cila u arrestua së …