Nga Iva V.GRILLO
Gjuha vulgare dhe brendia edhe më vulgare e komunikimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, pasi u bë publik largimi i tij në pik’ t’sabahut nga aeroporti i Rinasit, na rikujton edhe njeherë:
1). Fytyrën e vërtetë të funksionarit publik të dekadës së fundit: abuzues, zhvatës, sharlatan, arrogant e shumë vulgar…
2). Strategjinë konstante të përdorur nga sekti Rilindas që prej ardhjes në pushtet:
vënia nën shënjestër dhe demonizimi non-stop i kundërshtarëve politikë (sidomos në situata krizash e skandalesh), si mënyra e vetme për të krijuar konfuzion të përhershëm dhe për të evituar çdo llogaridhënie.
Funksionet publike të Veliaj nuk kanë pasur kurrë mbivendosje kohore me periudhën kur ka qënë në pushtet zoti Berisha dhe opozita.
Ndaj shkuma që Veliaj nxjerr nga goja, konvulsionet dhe mallkimet e tij nën refrenin “fajin e ka Berisha” për krimet që i ka bërë vetë, nuk janë thjeshtë një shfazim kohor e mendor, por mënyra e vetme për të krijuar kaos e për të mos dhënë llogari.
p.s.Çdo veprim i Veliajt në funksionet publike (dhe jo vetëm) që nga 2013 mban vetëm e vetëm autorësinë e tij dhe të eprorit të vet Edi Rama.