2024-a, viti i hajdutëve të rilindjes dhe SKY Ecc!

Nga Armand MAHO

Në këtë “katundin” tonë të vogël dhe për vitin 2024 nuk ndryshoi asgjë. Përkundrazi!

Një vit tjetër iku mes kourripsionin, varfërisë dhe hendekun mes të pasurve dhe të varfërve që sa vjen e thellohet. Një tjetër vit ku të afërm, shokë, miq, bij nipër e mbesa vijuan të ikin ashtu sikundër dhe vitet më parë.

Shqiptarëve u iku dhe një vit jetë nën thundrën e Ramës, dhe nuk e ekzagjerojmë kur e themi këtë. Asnjë arritje, asnjë sukses, asnjë vepër madhore e arritur, thjeshtë zvarritje, korrupsion, pastrim parash, trafik nga mëngjesi në mbrëmje.  Rropatje për të paguar taksa, rropatje për të shkolluar fëmijët, rropatje për tu mjekuar. Një realitet gri, që të kujton ato  vitet e fundit të dikturës, ku ishim mësuar me varfërinë dhe skamjen.

Megjithë “bounsensin” e kryeministrit për të na pariqur si vend me prosperitet nën udhëheqjen e tij të lavdishme, me gjithë turravrapin e lëpirësve të tij për të na treguar se sa mirë  jemi dhe sa më mirë do jemi në rast se dymetroshi do vijojë të jetë aty ku është. Në fakt s’kanë reshtur që prej nisjes së na e thëni këtë.

Një fjalë thotë se “për të vdekurin nuk flitet keq”!

As unë nuk doja që këtë shkrim të fundit për këtë vit ta stisja e ta bitisja me nota pesimiste. Do doja shumë që germat e tastierës të formulonin të tjera fjalë. Por, duket se keqqeverisja, dhe batërdia që na kanë parë sytë  na e ka varrosur këtë nerv. Kush e di a do na rikthehet ndonjëherë.

Do doja të flisja për rritje pagash, , do doja të flisja për strehimin e njerzve, do doja të flisja për reduktimin e varfërisë, për autostradat tunelet që u hapën. Por smundem se  Rama u tall keq… Ah,  që mos i biem më qafë ditëziut,  u hap një tunel andej nga llogaraja që funksionoi vetëm 2 muaj por “dardhëngrënësit” dhe “fiqngrënësit” ja rruajtën ndonja 40 a 50 milionë euro në tavolinë….

Më kot  të rrekesh nëpër internet dhe memorie për të gjetur diçka të bukur që solli 2024-tra. Jo, lajme që vijnë nga SKYEç, skandale të Veliajt, Beqjes, burgosje deputetësh dhe presidentësh, punë të pambaruara, premtime të pambajtura, buxhete të shfrenuara oligarkësh, skërmitje qeveritarësh më të sëmurët e onkologjikut, vrasje fëmijësh tek dera e shkollësh. Një  vit i zymtë,  sa dhe mediet afër Ramës si ajo e Karlos, nuk kanë gjë për të na ofruar.

Në librin “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”  i autorit Erich Maria Remark, tregon se si rinia Gjermane iu bashkua luftës së parë botërore pa e ditur se çfarë do i priste atje. Nuk e di pse, por ky libër më ngjason jo pak me zgjedhjet e vitit 2013, ku një masë jo e vogël shqiptarësh votuan Rilindjen e Ramës pa e ditur se çfarë i priste.

Dhe ja ku jemi sot 12 vjet pas atij momenti. Njësoj si vdekja e Pol Baumer  personazhit kryesor të librit që u raportua si “Asgjë e re nga fronti perëndimit”, ashtu dhe skandalet apo malinjiteti i kësaj  e qeveri nuk përbëjnë më lajm.

Lajm i vetëm do të ishte që në 2025, shqiptarët ta dërgojnë në katakombet dhe gjirizet nga na u servir kjo murtajë me emrin Rilindje, por që e tillë nuk ishte kurrë.
Gëzuar 2025-ën!

About Redaksia

Check Also

Stadi i fundit i skizofrenisë politike!

Nga Iva V.GRILLO Pohimet e Kryeministrit për çështjen Veliaj të çojnë vetëm në një përfundim: …