Deputetja e “Forza Italia”: Berisha pati aftësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë!

Deputetja e “Forza Italia” Erica Mazzetti ka vlerësuar takimin në Tiranë me kryetarin e PD, Sali Berisha. Ajo shprehet se, Berisha duhet njohur për aftësinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga një nga periudhat më të vështira duke e bërë atë një vend të lirë.

“Kam ndjekur muajt e fundit incidentin që përfshiu ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha duhet njohur për aftësinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga një nga periudhat më të vështira duke e bërë atë një vend të lirë.

Pas arrestimeve të gjata shtëpiake, pa asnjë dënim, siç raportoi disa herë Forza Italia, Berisha më në fund është rikthyer në liri dhe, sot, pata nderin ta takoja në Tiranë”.

Image

Raportohet nga Erica Mazzetti, që është numri 2 e “Forza Italia” dhe menaxhere kombëtare e departamentit të punëve publike të FI se: “U ballafaquam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, miq prej kohësh, teksa i rrënjosur dhe i rëndësishëm është komuniteti shqiptar në Itali, i bërë nga njerëz që nga hiçi, me punë kanë ndërtuar një jetë për vete, njerëz punëtorë dhe të integruar, në respekt të vlerave tona.

Nga ana jonë, bashkëpunimi është gjithmonë në radhë të parë, me qëllim nxitjen e zhvillimit shqiptar për t’u bërë pjesë e Unionit”.

About Redaksia

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …