“Kane mbush administraten me patronazhista dhe kane rrit pagate drejtoreve e pergjegjesve. Dikush do te mbaje pergjegjesi per kete buxhet pasi ne do t’i drejtohemi gjykates”- shkruan Vata.
Postimi i plotë
Paketa Fiskale dhe Buxheti i Bashkise Mat behen sipas orekseve personale , te pabazuara ne ligj duke tentuar qe te ju marrin taksapagesve matjane nga xhepi 2.1 miliarde leke per vitin 2025. Bashkia shpenzon vetem per paga 14.75 milione leke ne nje dite pune.
Nuk dua te besoj qe administrata e bashkise Mat jan “injorant” dhe nuk e din qe kan ndryshuar VKM-te ne te cilat jan bazuar,por me mire te besoj se jan nen presjonin e Kryetarit qe tashme duhet te ishte ne burg.
Keshilltari i Partise Demokratike ne Kesh.Bashkiak Mat z.Rustem Nuzi i eshte drjtuar me nje kerkese Prefektit te Qarkut Diber z.#Nexhbedin_Shehu, ku i kerkon kthimin e vendimeve të Këshillit të Bashkisë Mat si të pabazuara në aktet ligjore dhe nenligjore, të paargumentuara teknikisht, ekonomikisht dhe financiarisht per buxhetin dhe paketen fiskale 2025.
P.Sh Tarife e mirembajtjes se rrugeve rurale.
Tarifes perkatese i nenshtrohen te gjitha familjet qe jetojne ne territorin e bashkise ,qe do te thote se te gjithe qyetaret e bashkise Mat paguajne nga dy here tarife per rruget, here per rurrale edhe per rruget urbane.
Sa per dijeni te qytetareve per tarifen e pastrimit bashkia shpenzon 204 milione leke dhe do te ju marre qytetareve 590 milione leke etj etj
Gjithashtu tarifa e parkingut ku 60% i merr operatori dhe 40 % i merr bashkia dhe qytetaret kane vetem nje mundesi pagese ate me SMS.
Kane mbush administraten me patronazhista dhe kane rrit pagate drejtoreve e pergjegjesve. Dikush do te mbaj pergjegjesi per kete buxhet pasi ne do ti drejtohemi gjykates.