A e paralajmëroi vendimin e sotëm Gjykata Kushtetuese kur shtyu seancën e 27 dhjetorit?

Nga Adriana KALAJA

Nuk e kisha ndërmend në këto ditë të para të këtij viti të bëja statuse denoncuese, por si thotë ajo fjala:

– Këto nuk të lëne edhe kur ti nuk do …

Po pse them unë se vendimin e sotëm, e parajmaroi Gjykata Kushtetuese, kur shtyu pa JUSTIFIKIM, seancën e datës 27 dhjetor, bazuar në kërkesën e Z. Berisha?

U ndjeva e keqardhur me vendimin e sotëm të gjyqtarit Skifter (Pëllumb), të GJKKO – Apel, kur pashë sesi gjyqtari kishte dalë jashtë objektit të vetë kërkesës së SPAK.

Nuk e di, por mu kujtua se i njëjti gjyqtar skifter, kanabizimin me skemë të vendit, e pa te Saimir Tahiri, duke e amnistuar nga vepra të renda, vetëm si Shpërdorim Detyre.

Ndërkohë, që këtë vendim, argumentoj se e mori Gjykata Kushtetuese kur shtyu pa JUSTIFIKIM, seancën e datë 27 dhjetor, shtyrje e cila ndikoi në vendimin e sotëm për këto arsye:

Së pari, Gjykata Kushtetuse, nëse do zbatonte ligjin organik dhe Kushtetutën, do duhej të kishte bashkuar të dy kërkesat e Z . Berisha.

Së dyti, duke e shkelur rëndë Kushtetutën lidhur me autorizimin që duhet kërkuar në Kuvend, përveç se krijoi një precedent të rrezikshëm, i hapi rrugë Dumanëve, Irenave me 3 mbiemra dhe Skifterëve në GJKKO, ta përdorin si precedent sa herë i jepet urdhër politik.

Së treti vendimin lidhur me “arrestin shtëpiak”, kushtetuesja e mori që kur tha se ndalimi i daljes jashtë shtetit ishte jo proporcional.

Po pse duhej ky vendim, sot ku në aspektin juridik nuk sjell asnjë pasojë?

Sepse një pjesë e militantëve, ngopin epshet e tyra të sëmura, me ushqimin që i’u jep i madhërishmi i tyre, i biri i Kristaqit dhe vëllai i Olsit të Xibrakës.

Mjafton të krahasoni 4 akuzat e rënda të ngritura kundër bastardit Veliaj dhe kur SPAK nuk kërkon asnjë masë sigurimi, për Z. Berisha, edhe pse procesi ka filluar dhe nuk ka asnjë rrezik, duhet patjetër të ketë një masë sigurimi.

A përbën një proces të parregullt ligjor ligjor fakti se gjatë procesit në gjykatë, Z. Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj te OPGJ?

Madje edhe jashtë afateve midis dy seancave.

Kush është qëllimi i paraqitjes para GJKKO?

Për çfarë shërben kjo paraqitje para GJKKO?

Ka shumë pyetje të tilla por të vijojmë me thelbin e statusit.

Në këtë kuptim, vendimi i sotëm është marë ditën që u shty nga kushtetuesja, procesi i datës 27 dhjetor me kërkues Z. Berisha.

Pse e them këtë?

  1. Se nëse do jepej vendimi nga kushtetuesja lidhur me masën e “arrestit në shtëpi”, nuk mund të zhvillohej gjyqi i sotëm.
  2. Me këtë vendim, fillon sërish një proces që duhet të ndjekë të gjithë shkallët e gjykimit, me qëllim dëmtimin e fushatës zgjedhore të Z. Berisha.
  3. Procesi ndaj Z. Berisha, do zhvillohej pa masë, që e nervozon në fakt mafien në pushtet.

Ndaj, ditën që u dha urdhëri politik për shtyrjen e seancës, ishte rakorduar që vendimi i Skifterëve të GJKKO ti pararendte asaj kushtetues, sërvirur në pjatat që konsumon në lokalin në Bllok, Dumani Altin me sekserin e pushtetit mafioz, Arben Rakipi.

Për këtë arsye, pyetja që shtroj unë dhe që sqaron edhe atë që them se vendimi e sotëm e mori kushtetuesja është se:

– Cila ishte ARSYEJA e shtyrjes së gjykimit më datë 27 dhjetor?

Në fakt nuk asnjë justifikim apo arsye ligjore dhe se kjo është bërë me urdhër politik, por këtë pyetje e kam shtruar edhe në kallëzimin penal që po përgatis ndaj disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndaj unë i SFIDOJ ata që paguajmë shumë shtrenjtë të mbrojnë Kushtetutën :

  1. Ose publikoni ARSYEN e shtyrjes së sesncës,
  2. Ose më padisni mua që them ae nuk ka arsye por urdhër politik.

Me këtë rast, e kanë detyrim të sqarojnë edhe skandalin seksual në këtë gjykatë.

E dinë mirë ata, se unë i çoj gjërat deri në fund.

Do shihemi.

Së shpejti…..

#osotokurre

#eshtevitiyne

#eshterradhajone

About Redaksia

Check Also

Ne shqiptaro-amerikanët do të votojmë ndryshimin!

Nga Redin HAFIZI I vetmi gëzim i Tikut është kur votuesit ia shqiptojnë mbiemrin me …