Dy akte terroriste njëri pas tjetrit në SHBA
Në orët e para të ditës së Vitit të Ri, një shofer i identifikuar me emrin Shamsud-Din Bahar Jabbar, 42 vjeç, hyri me makinë përmes turmës dhe bëri masakër në lagjen e mirënjohur franceze të Nju Orlins, duke vrarë të paktën 15 persona dhe plagosur 35 të tjerë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist dhe përcjell ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, si dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit.
Po dje, një kamion Tesla i mbushur me bomba dhe eksploziv shpërtheu në një akt terrorist në Las Vegas, para hotelit ndërkombëtar të Donald Trump. Nga shpërthimi vdiq vetëm shoferi i kamionit. Autoritetet po bëjnë përpjekje për të mësuar nëse ka lidhje midis këtyre dy akteve terroriste të dënueshme. sb