Berisha: Rama dhe Lubi Loti në garë për sihariqe të rreme

Hapja e tunelit të Murrizit, një nga pjesët më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit, është shtyrë sërish, këtë herë për në vjeshtë. Pas 55 muajsh punime dhe gërmime, projekti ende nuk ka përfunduar, duke e tejkaluar afatin për të tretën herë.

Tuneli, i cili është 3.7 kilometra i gjatë, ka nisur të hapet në maj të vitit 2019, por përparimi i tij ka qenë mjaft i ngadaltë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke akuzuar qeverinë për mashtrime dhe vonesa të qëllimshme. “Rama dhe Lubi Loti në garë për sihariqe të rreme. Tuneli i Murrizit mbeti, për të tretën herë, dhe në vjeshtë!” – shkruan Berisha. Ky tunel shihet si një nyje e rëndësishme për lehtësimin e trafikut dhe shkurtimin e distancës midis zonave të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës së AKSHI-t sepse Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit

Berisha: Ndërkohë ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda tek Belinda, nga Belinda …