Nga Ndriçim KULLA
E dëgjuat mirë se çfarë deklaroi prestigjiatori dy ditë para Vitit të Ri? Dhe më tej akoma, e kuptuat se për çfarë e tha?
Shpresoj shumë, se shumica e njerëzve në Shqipëri janë të një mëndje me mua, se Edi Rama tentoi që të na bënte një gënjeshtër nga nga ato më të mëdhatë që di të bëjë veç ai, në formë kartolinë në prag të Vitit të Ri 2025. Cila është kjo kartolinë mund të pyesin njerëzit sot në ditët e para të vitit të ri, se ai tashti, sa hap gojën gënjeshtra përtyp?
Një lojë e thurur mjeshtërisht mes fjalëve. Në 2027 në Tiranë do vij në Tiranë presidenti i ri i sapo zgjedhur i SHBA Donald Tramp. Ky është lajmi i parë që godet mbi kanavacën e zhgarravinave orale, sepse ai tashti ka filluar të zhgarravitë më shumë me gojë. Do vij Donald Trampi në Shqipërinë e supozuar te zuzarit?!. Dmth bukuroshja e fjetur do zgjohet nga gjumi.
Pra ëndrrat e tij po zhvendosen nga foleja kriminale e rrjetit të “Shoqërisë së Shqyer” të Xhorxh Sorosit, për tu ulur në “Shoqërinë e Patriotëve” të republikanëve amerikan të Donald Tramp. Të zgjohet ashtu “ tak e fap” Bukuroshja e Fjetur siç ia ka ënda diktatorit shqiptar! Këtu kemi të bëjmë me një metamorfozë të thellë dhe të pa besueshme që deklaratën e kryeministrit diktator e xhvesh lakuriq si një “fake news” lajmi që nuk i reziston dot as sekondit, fakti i konfirmuar botërisht, që ai është diktator dhe demokracia ka në thelbin e saj të vijueshmërisë disa parime llogaridhënie në raport me bëmat e tij. Pastaj, Bukuroshja e Fjetur, thuhet se për vënde të vogëla si vëndi ynë Shqipëria, i korrespondon të zgjohet një herë në njëmijë vjet në mos edhe më shumë dhe kjo ndodh, kur në këtë vend do ketë ndritur diçka hyjnore, e cila ka ndriçuar fatin e tij dhe ndoshta ka rrezatuar edhe në përmasa të tjera gjeografike.
Lajmi tjetër që e tërheq nga mbrapa lajmi i pare, është se kjo do ndodh në një samit të NATO-s, i cili është vlerësuar, që për shkak të “super kushteve politike” që plotëson Shqipëria, samiti do ketë fatin që të zhvillohet në Tiranë. Diktatori i ka thjeshtuar kaq shumë fantazitë e së ardhmes së tij politike, a thua se realiteti që ka krijuar në këtë vend, është një turmë njerëzish të zëvendësuar nga njerëzit që ka zbuar nga ky vend dhe nuk beson tek e vërteta dhe “perënditë “ e zemëruara keq me paudhësitë e tij që ai ka bërë.
Është një lajm, që po ta besosh, se vërtetë do ndodhë, nënkupton që arsyeja nuk do jetë më gjallë në këtë botë të bëj drejtësi, të bëj demokraci, të bëj politikë, të bëj kulturë dhe ta shpjerë përpara paqen dhe qytetërimin. Po qe se i beson kësaj, atëherë ke përpara një tërmet shkatërrimtar në realitetin ku ti jeton dhe shikon një botë të përmbysur të kthyer përmbys, ku ai që ka futur kundërshtarët politikë në burg, ku ai që ka vjedhur dhe vjedh dhe nuk jep llogari, ku ai që ka shkatërruar shtetin me partë e pista të drogës etj etj, do shpërblehet i vlerësuar me ceremoni vezulluese euroatlantike në Tabil Saraj.
Si mund të imagjinohet që Donald Tramp, presidenti ende i pa betuar dhe pa vënë dorën mbi kushtetutë për besnikëri ndaj saj, i sapo dalë me fitore nga kalvari i dënimeve dhe gjyqeve politike të së majtës radikale në Amerikë me në krye Xhorxh Soros, folenë e grenxave të diktatorit shqiptar, të jetë i pranishëm në kryeqytetin e një regjimi narkodiktatorial?! A do ishte e mundur kjo? Po çfarë janë këto ngjarje futuriste, për të cilat na vë në dijeni kreu regjimit? A nuk kanë vlerën e marrëzive dhe pse gjendet kaq i shtrënguar deri në këtë shkallë ekstreme populizmi i shthurur i tij?!
Sepse është halli i halleve të së kaluarës, që e detyron ta mbaj realitetin e përmbysur të demokracisë që ka krijuar me dhunë dhe në rastin konkret me përgjumje iluzionesh.
Jo shumë kohë më parë, duke kuptuar disa nga pikat e nxehta të hallit të tij jam shprehur publikisht, se mbas fitores së Donald Tramp në SHBA, çfarë nuk do dëgjoni dhe do shikoni nga kreu i regjimit shqiptar, për të mbajtur nën frerë realitetin që ka krijuar, së paku deri në zgjedhje. Ngjarje dhe ndodhi të cilat nuk do ti korrespondonin një Shqipërie të vogël, por një globi të madh.
Ai tashmë nuk funksionon më asnjë çast normal për shtetin, administratën e as për partinë e tij, ai funksionon si një i tërë, me mendje, fuqi, lidhje, energji, e deri në fantazitë më perverse, me aferat ku është përfshirë
Po në këtë stil propagande deri në çudi, me një vëmendje të përqendruar, para disa ditësh lexova një shkrim të gazetës franceze “Le Monde”, ku flitej për profilin mediatik të kapobandës së regjimit shqiptar.
Personazh më larash se në atë shkrim rrallë kam gjetur, sado që kam lexuar, në përshkrimen që i bënte gazeta prestigjioze franceze.
Po të kemi parasysh zgjimin ndërkombëtar për sjelljen e tij diktatoriale, jo thjesht autoritariste, nuk mund të mbetet thjesht si i dyshuar i sponsorizimit të këtij botimi, por i bindur se në botimin e këtij artikulli, është dora dhe rrjeta e merimangës së tij manipuluese, ku ai është shtrirë dhe end dhe end.
Dora e bojaxhiut shkon edhe përtej kufijve të Zululandit që ai ka krijuar me dorën e pushtetit të rrëmbyer. Kjo tashmë është provuar dhe nuk do shumë mundim për ta kuptuar, aq më shumë, kur njerëz pa etikë politike, pa etikë kombëtare dhe pa etikë njerëzore, këtë e kanë lehtë fare për ta bërë siç po e bën edhe kapobanda i narkotrafikut.
Gjurmët e së keqes nuk mund ti fshihen kaq kollaj kësaj bote demokratike që është ende në këmbë dhe sado bojë që ti hedhësh Shqipërisë, sado që ta lash dhe lyesh me penelatën tënde të aktorit mashtrues. Edi Rama është vërtet një organ i lindur për të manipuluar, për të bërë zhgarravina në vend të veprave qe njerëzit do kishin shumë nevojë ti shikonin dhe ti shijonin.
Ai do ta mbajë në çdo çast edhe në rrethana të pa besueshme në kanavacën e tij fatin e pushtetit, për të cilin ka një makth të tmerrshëm paniku, se mund ti rrëshqasë nga duart dhe vetveten ta shohë të rrokulliset në skëterrën që u ka krijuar pabesisht kundërshtarëve të tij politikë.