Ndryshimet globale nuk ndalen, republikani Joel Kaplan në drejtimin e META (Facebook)

“Reuters”

Gjiganti amerikan i teknologjisë Meta Platforms (META.O), hap një kapitull të ri duke emëruar republikanin Joel Kaplan si shefin për çështjet globale dhe duke zëvendësuar në këtë post Nick Clegg.

Ndryshimi në krye të politikave dhe ekipeve të komunikimit të Metës vjen në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, pasi kompania po korrigjon gabimet me një lider që ka kundërshtuar qasjen e saj ndaj përmbajtjes politike dhe kërcënoi se do të burgoste shefin ekzekutiv të Metra.

Kaplan zëvendëson në këtë post Nick Clegg, i cili ishte më parë kishte qenë zëvendëskryeministër britanik dhe udhëheqës i Liberal Demokratëve të qendrës së majtë të vendit.

Një tjetër drejtues i ri i Meta-s me një sfond në politikën republikane, Kevin Martin, do të marrë përsipër punën e vjetër të Kaplanit.

About Krye Redaktor

Check Also

Dy dosjet që mund të trondisin Amerikën

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi ka njoftuar se dokumentet e shumëpritura që lidhen …