Paloka: Shpejt do të përgjigjen edhe këta si të ngjashmit e tyre në SHBA, pjellë e djallit Xhorxh Soros!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, për masën ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Paloka thotë se Berishës i kufizohet liria dhe te drejtat pa asnjë fakt kundër tij, ndërsa për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që endet i lirë edhe pse me katër vepra penale të vërtetuara ndaj tij, nuk ka asnjë masë.

Reagimi

Pra Velina e bashkise me kater vepra penale te vertetuara (sipas prokurorit) bredh i lire dhe ben ç’te doje, kurse Berishes i kufizohet liria dhe te drejtat megjithese pas viteve te tera qe germojne , nuk kane asnje fakt kunder tij !

Shpejt do duhet te pergjigjen dhe keta si te ngjashmit e tyre ne SHBA, pjelle e djallit Xhorxh Soros!

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …