Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e Apelit të Posaçëm për kryedemokratin Sali Berisha.
Manjani përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se vendimi për të detyruar Berishën të paraqittet para OPGJ, është i pabazë, sa kohë që SPAK ka mbyllur hetimet e ia ka përcjellë dosjen gjykatës. Ai shkruan se, as SPAK-u vetë nuk kërkoi paraqitjen e Berishës tek vetvetja.
Reagimi
Perlë o perlë humoristike ky fillim viti.
Gjykata e Apelit vendos të detyrojë Sali Berishën të paraqitet.
Hahahahahahahahaha.
Po ku të paraqitet, lind pyetja?!
Në SPAK?!
Po SPAK i ka mbaruar hetimet ndaj Berishës. Masa e sigurimit merret për të garantuar hetimet.
Nuk ka më dosje në SPAK, por në gjykatë. Kjo e fundit ka çmuar se ska pse të ketë më masë sigurie. Atëherë pse duhet të paraqitet në SPAK?!
SPAK sot është thjesht njëra prej palëve në proçesin penal para gjykatës. Atëherë ku të paraqitet, tek pala tjetër?! Po sikur të paraqiten Prokurorët tek Berisha a jemi në rregull?! Se në proces palët kanë mjete të barabarta…
Pastaj, tek kush konkretisht të paraqitet?! Tek OPGJ?!
Po kjo çështje nuk ka më OPGJ, se dosja ka vajtë në gjykatë.
Nuk jemi më në fazën e hetimeve, e kuptoni apo jo?!
Apo mos e dinë se SPAK është postë policie e zonave kufitare apo e qendrave të të internuarve… Janë mbyllur ato posta ore, që në 1990-ën…
As SPAK-u vetë nuk kërkoi paraqitjen e Berishës tek vetvetja!!!
Allahh, allah.
Më mirë të qeshim se çudia i jep seriozitet një llogjike krejt karagjoze.
***
Ore ka filluar mbarë vitriu. Vazhdojnë programet e humorit…