Deputeti i PD, njëherazi dhe drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm politik të Apelit të GJKKO-së, për të lënë me detyrim paraqitje, liderin e opozitës, Sali Berisha.
Në postimin e tij në Facebook, Shehu thekson se masa e sotme ndaj Berishës është një vendim mjeran dhe frikacak, si dhe tregon qarte montimin e procesi shterpë, pjesë e komplotit kundër PD dhe opozitës.
Reagimi
Nje vendim aq mjeran sa dhe frikacak, masa e sotme per Berishen!
Nje vendim pa asnje baze ligjore!
Nje vendim qe tregon qarte montimin e nje procesi shterpe, pjese e komplotit kunder PD e opozites!
Nje vendim qe nxjerr “lakuriq” nje proces politk!
Nje vendim qe tregon rrezikshmerine e larte ndaj te drejtes, lirive, demokracise, qe paraqet ky rregjim.
Nje vendim qe tregon se ky rregjim duhet shembur ne Maj!
Rruge tjeter nuk ka!