A do paraqitet në SPAK? Berisha: Gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem

Në konferencën për media, kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve, nëse do ta respektojë masën e sigurisë së dhënë ndaj tij. Berisha u shpreh, se ky është një proces që buron nga parlamenti dhe do ta respektojë.

“E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem.

Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin.

Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani.

Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha.

Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 përqind”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ “Me Brahon në krye të SPAK nuk ka më hetime ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion”

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për …