Nga Agron GJEKMARKAJ
Mesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Shqipëria sot ka nevojë per ndihmen dhe kontributin e çdo shqiptari të ndershëm e vullnetmirë për t’a shpëtuar nga regjimi i krimkorrupsionit që ka vendosur Edi Rama në të gjitha nivelet e istitucioneve shqiptare.
Sot diaspora dhe gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e kanë detyrim moral dhe etik të bashkohen të gjithë me opozitën shqiptare për të shpëtuar demokracinë dhe Shqipërinë nga pushteti piramidal autokratik i Edi Ramës.
Shqipëria ka nevojë sot për alternativën e të djathtës shqiptare e bazuar në doktrinën konservatore të vlerave kombëtare, tradizionale e shoqërore që kanë ruajtur në shekuj identitetin e popullit shqiptar kudo që ata jetojnë.
Sot Shqipëria ka nevojë jetike të ketë një qeveri që vendos në qendër të politikave të saj lirinë e çdo individi në zhvillimin e tij individual, intelektual e shoqëror brenda ekonomisë së tregut, me iniciativën e lirë dhe në sigurinë e pronës private.
E djathta konservatore riformiste e përfaqësuar nga Partia Demokratike është alternativa e vetme që garanton zhvillimin individual dhe shoqëror në bazë të rregullave të konkurrencës, iniciativës në tregun e lirë që krijon pasuri kombëtare nëpërmjet sipërmarrjes.
Vetëm me ekonominë e tregut të lirë kapitalist mund të prodhohet pasuria e duhur që me një sistem fiskal të ekuilibruar të aplikojnë politika sociale që sigurojnë një shpërndarje të duhur të pasurisë kombëtare për t’i garantuar çdo qytetari që të jetojnë me dinjitet në vendin e tij.
E djathta është konservatore e vlerave historike patriotike e tradicionale të çdo shqiptari që në shekuj ka punuar per të mbrojtur tokën, gjuhën, simbolet dhe pasuritë kombëtare të kombit tonë.
E djathta është konservatore e vlerave etike e morale që ka krijuar shoqeria e jonë në shekuj e që i kanë rezistuar kohës dhe ka si qëllim t’ja transmetojnë brezave të ardhshëm.
E djathta krijon pasuri materiale ekonomike, kulturore, shoqërore, juridike dhe shpirtërore që janë kolonat mbajtëse të çdo shoqërie të fortë, stabile e demokratike e hapur për çdo të re pozitive që nxjerr koha.
E djathta është garanci e të drejtave naturale të jetës, të familjes, të sigurisë, të pronës private, të levizjes së lirë e fjalës së lirë.
E djathta është konservuese dhe mbrojtese e promovuese e të drejtave të qytetarëve të saj dhe sidomos të punëtoreve si një pasuri njerëzore.
E djathta garanton dhe udhëhiqet mbi parimet e meritokracisë dhe të respektimit të ligjeve dhe istitucioneve që u shërbejnë qytetarëve dhe u garanton çdo qytetari të drejtat dhe liritë që me aftësitë e tij të arrijë çdo qëllim profesional, ekonomik e kulturor që synon në jetë.
E djathta është konservatore e pasurive kombëtare nëntokësore dhe mbi tokësore që ka vendi i jonë dhe është e vetëdijshme se të gjitha këto pasuri janë në përdorim të përkohshëm të trashëguara e që duhen ruajtur dhe shtuar për t’i dorëzuar në brezat e ardhshëm.
E djathta është konservuese e natyrës, e ambientit e florës dhe faunës me të cilat njeriu ka bashkëjetuar në të gjithë jetën, i vetëdijshëm se natyra është shtëpia e tij që duhet të kujdeset për ta ruajtur sa më mirë.
E djathta është ruajtëse e kontributit të çdo individi dhe me trashëgiminë e veprën e secilit ndërton të tashmen dhe projekton të ardhmen si në çdo familje që ka një histori krenarie brenda çdo shoqërie ku jeton.
E djathta synon të krijojnë kushtet që çdo individ i shoqërisë të shprehë të gjitha energjitë krijuese njerëzore për kontributin në shoqërinë ku ai jeton, i vetëdijshëm që secili ka një rol dinjitoz, shoqëror, politik për të kontribuar për vendin e tij.
Me miratimin e Kushtetutës së Vlerave të Djathta si Doktrina politike e ideore e Partisë Demokratike në programet elektorale lokale e parlamentare, PD është e vetmja parti që përfaqëson sot të djathtën shqiptare si alternativë jetike, ekzistenciale për të ardhmen e Shqipërisë.