Nesër të gjithë bashkë me Berishën në SPAK kundër drejtësisë të kapur nga regjimi

Për muajin janar, Kryetari i opozitës, Sali Berisha do të duhet të paraqitet nesër datë 6 janar. Lidhur me masën e Apelit të GJKKO, Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë para ambienteve të SPAK, datë 6 janar ora 09:30.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së #SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politik të tij. Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës. E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it”, ka shkruar demokrati Flamur Noka në Facebook.

About Krye Redaktor

Check Also

Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët …