Berisha: Dumani mori 1 milionë euro për të mos pyetur Ymer Lalën për vrasjen

Gjatë deklaratës së tij, Berisha ka denoncuar vlerësimin e pronave të Klubit Partizani, duke pretenduar se rivlerësimet janë bërë në mënyrë të qëllimshme për të manipuluar çmimet dhe për të përfituar personalisht. Sipas Berishës, Dumanit i janë favorizuar blerje apartamentesh me çmime shumë më të ulëta se tregu, ndërsa për Krajën ka hedhur akuza mbi mënyrën e dyshimtë të blerjes së trojeve në Lalëz.

Ai e ka quajtur këtë një shkelje flagrante të ligjit dhe integritetit të drejtësisë. Berisha ka shtuar gjithashtu se dosjet penale përdoren si mjete për vendosjen e gjobave dhe për mbylljen e çështjeve me pagesa të larta. Duke përmendur raste konkrete, si dosjen e Ymer Lalës dhe denoncimet e Luftim Reçit, Berisha ka kritikuar mungesën e hetimeve të mirëfillta dhe ka akuzuar prokurorët për bashkëpunim me krimin.

“Janë 2-3 vlerësime për Klubin Partizani.

Altin Dumani ka urdhëruar që të bëhet rivlerësim duke u bazuar në një vendim që detyron audituesit që të përdorin normat e vitit 2017 ose 2019.

Sipas këtij vendimi, auditi konkludon se vlera e lokaleve të Klubit Partizani të ndërtuara në vitet ’70 dhe të bëra copë-copë, është 520 euro për metër katror.

Apartamentet e reja, të blera nga Dumani, i ka deklaruar me çmimin 380 dhe 490 euro.

Pra, kjo është. Besoj se unë isha i qartë.

Për të mos shkuar tek Kraja, tek ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vilën, por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.

Por del se ka blerë në Lalëz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri katror, në një kohë kur të tjerët me vendim të qeverisë i kanë blerë 130 euro metri katror kur është bërë vlerësimi.

E kuptoni ju se çfarë janë këta?

Por krimi më i shëmtuar i tyre është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba. Nuk e pyeti Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi, sepse i mori, thonë këta, 1 milion euro dhe kjo është një gjë e tmerrshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …